Bizneset iu drejtohen politikanëve: Miratoni reformën në drejtësi

Publikuar tek: ekonomi, më 15:50 20-07-2016 Bizneset iu drejtohen politikanëve: Miratoni reformën në drejtësi

Reforma në drejtësi është një element kyç përsa i përket përmirësimit të klimës së biznesit.

Në një konferencë për shtyp, Forumi i Dhomave   të Tregtisë dhe Shoqatave të Biznesit i është drejtuar politikës shqipare me kërkesës që nesër në datë 21 Korrik të miratojnë këtë reformë për të cilën ka nevojë edhe ekonomia.

 Ines Muçostepa, drejtuese e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë thotë që sipërmarrja shqiptare ka nevojë për këtë reformë e cila është themelore për t’i siguruar ekonomisë qendrueshmërinë dhe klimën e duhur. “ Kjo reformë do t’i shërbejë zhvillimit të sektorit privat, një klime sa më të sigurt dhe sa më të qëndrueshme të biznesit në vend në mënyrë që të shtohen investimet e huaja, të shtohen investimet vendase, të shtohet dhe të forcohet siguria juridike e investitorëve dhe e të gjithë aktorëve të ekonomisë sonë në mënyrë që ekonomia të ketë rritje në rrugën pa kthim drejt integrimit europian.
Dështimi i reformës në Drejtësi do të ishte një dështim i madh edhe për sipërmarrjen dhe vetë ekonominë shqiptare. Ne i bëjmë apel klimës politike që të miratojë këtë draft të rëndësishëm.”, tha znj.Muçostepa.

Drejtuesi i Biznesit Albania, Luan Bregasi, tha se miratimi i reformës duhet të shërbejë si model për reforma të tjerë që kanë të bëjnë me biznesin.

Ndërsa kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka tha se politika nuk duhet të hezitojë dhe se kjo reformë do t’i japë shoqërisë dhe ekonomisë vlerë të shtuar.

Për drejtorin ekzekutiv të Dhomës Amerikane të Tregtisë Lorenc Gjoni, mirarimi i reformës së drejtësisë do të shërbejë si garanci më shumë për investitorët, për ata investitorë që do të duan të sjellin njohuritë e tyre, ekspertizën, përvojën dhe kapitalin , por që nuk duan të përballen me një drejtësi të korrupuar.

Bizneset janë pro reformës sepse në këtë mënyrë do të zhdukej korrupsioni dhe do të kishte më shumë barazi për të gjithë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021822929382324
array(1) { ["section"]=> string(70) "bizneset-iu-drejtohen-politikaneve-miratoni-reformen-ne-drejtesi-47198" }