Bizneset kërkesë-padi Kushtetueses, kërkojnë shfuqizim taksash vendore

Publikuar tek: ekonomi, më 16:58 20-07-2016 Bizneset kërkesë-padi Kushtetueses, kërkojnë shfuqizim taksash vendore

Shoqata e Mbrojtjes së Tregtarëve dhe të Tregut ka renditur një sërë argumentesh në kërkesë – padinë që i ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për  të shfuqizuar disa shtesa dhe ndryshime  në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”, e cila është pranuar të shqyrtohet.

Pjesa më e madhe e argumenteve lidhet me gjenden që ka krijuar te biznesi zbatimi i këtyre ndryshimeve.  (Kujtojmë këtu shumë fishimin e taksës për zënien e hapësirës,  dyfishimin e taksa e pastrimit, si dhe vendosjen e taksës së re të përkohshme të infrastrukturës në arsim, që biznesi e pagoi për çdo NIPT sekondar), raporton Monitor.

Shoqata në kërkesë- padinë e saj argumenton se : “Rritja e taksave vendore është jo vetëm dispropocionale, por vjen në kundërshtim të hapur me parimin e aftësisë paguese, i cili shprehet në mënyrë implicite në nenin 155 të Kushtetutës. Në këtë mënyrë bazuar në parimet makro ekonomike si dhe paketat fiskale, niveli i taksave duhet ti përshtatet dhe ti përafrohet sa me shume treguesve të zhvillimit të vendit. Nëse ne masën prej 95% te treguesve makro ekonomik kemi rënie te ndjeshme, nuk mund të rritet niveli i tatim taksave”.

Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar palës ankimuese që të vërë në dispozicion brenda datës 9 shtator 2016 një koment me shkrim nëse do të ketë argumente shtesë për kërkesën e paraqitur.

Argumentet e shprehura në kërkesë – padi

OBJEKTI:

Shfuqizimi i ligjit nr. 142/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për

sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në konkluzion, kërkojmë shfuqizmin e ligjit nr. 142/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe pezullimin e zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032036781311035
array(1) { ["section"]=> string(75) "bizneset-kerkese-padi-kushtetueses-kerkojne-shfuqizim-taksash-vendore-47207" }