Bizneset kërkesë Ramës: “Noterizimi i certifikatave të produkteve jo ligjor, shton kostot për biznesin” (LETRA)

Publikuar tek: ekonomi, më 16:15 09-02-2017 Bizneset kërkesë Ramës: “Noterizimi i certifikatave të produkteve jo ligjor, shton kostot për biznesin” (LETRA)

Qendra e Eksporteve Shqiptare dhe shoqata “Industria Shqiptare e Ushqimit”,  kanë  nisur tratativat me qeverinë  shqiptare për heqjen e noterizimit të  certifikatave për produktet e importit.

Alban Zusi Drejtor Ekzekutiv i Albanian Food Industry në  letrën drejtuar zyrës së  Kryeministrit Edi Rama thotë  se “një detyrim i tillë, nuk është i bazuar në ligj, shton kostot kohore dhe monetare ndaj biznesit dhe nuk ka as edhe një ndikim në rritjen e sigurisë ushqimore”.

Në  letër theksohet se “shtimi i kostove të bizneseve për pagesat për përkthim e më pas edhe noterizim, përveç kohës së vënë në dispozicion të këtij procesi, është evident dhe në mënyrë të përafërt përllogaritet në disa milion Euro në vit. Kjo kosto gjithsesi ndikon konkurrueshmërinë e produkteve tona krahasimisht me ato të importit.  Përkthimi dhe noterizimi i certifikatave (përkthyesi apo noteri nuk ka asnjë lidhje me vlerësimin e përmbajtjes së çertifikatës  dhe konformitetin e saj), e bën këtë proces pa asnjë ndikim të drejtpërdrejtë, as të tërthortë në rritjen apo/dhe garantimin e sigurisë ushqimore”.   

Juristët dhe ekspertë t e Qendrës së  Eksporteve Shqiptare dhe Albanian Food Industry, kanë  mbë rritur në  përfundimin se “detyrimi i çdo biznesi nga AKU për të bërë përkthim zyrtar e noterizim të çdo certifikate importi, nuk është i bazuar në ligj”.

Sipas nenit 18 ‘Çertifikatat e importit’ të ligjit Nr.9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” sanksionohet:

Ngarkesa e ushqimit të importuar shoqërohet me certifikatë, në përputhje me kërkesat ndërkombëtare, për sigurinë e ushqimit që importohet.

Për ushqimin që importohet, certifikatat e sigurisë së ngarkesave mund të njihen në mbështetje të marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe, të lëshuara nga autoriteti kompetent i vendit eksportues.

Në rast se nuk ka marrëveshje, sipas pikës 2 të këtij neni, njohja e certifikatave dhe dokumenteve të tjera kryhet me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, me propozimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Certifikatat dhe dokumentet e tjera të sigurisë duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën e vendit prej nga ato vijnë.

Por është  pikërisht urdhë ri i 245 datë 03.08.2012, i Ministrit të Bujqësisë,  “Për shoqërimin me përkthimin zyrtar në gjuhën shqipe të certifikatave veterinare për produktet me origjinë shtazore të importuara”, sipas të cilit operatorët duhet të bëjnë përkthimin zyrtar të certifikatave “në rastet kur ato nuk janë të hartuara edhe në gjuhën shqipe”!

Mbi kë të  bazë  sa më sipër, vite e vite me radhë AKU ka detyruar bizneset të presin në radhë e të paguajnë për përkthim e më tej për noterizim të certifikatave të importit.

Sipas Rregullave të Përgjithshme Evropiane për certifikatat, konkretisht Direktiva e Këshillit 2002/99 / EC datë 16 dhjetor 2002, përcaktohen rregullat sipas të cilave një shtet anëtar i BE-së mund të japë pëlqimin për përdorimin e një gjuhë zyrtare të Komunitetit, në vend të gjuhës së tyre.  

Pra ndërsa p.sh. Franca jep pëlqimin për përdorimin e gjuhës angleze duke njohur çertifikatat në këtë gjuhë (anglisht), padyshim që edhe Shqipëria ka të drejtë të japë pëlqimin për të përdorur çertifikata në gjuhën angleze, si më shumë të përdorura, për më tepër që kjo është e sanksionuar edhe në nenin 18, pika 1 të ligjit për ushqimin të cituar më lart.

Në  letrën drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Qendra e Eksporteve Shqiptare dhe shoqata “Industria Shqiptare e Ushqimit”, në nëvizojnë  faktin se  nuk është ligjore kërkesa e trysnia e AKU-së ndaj bizneseve për të përkthyer e noterizuar çdo çertifikatë, ndërsa duhet vetë strukturat e ministrisë që të zgjidhin këtë çështje me autoritetet e huaja.

Në  bazë  të  argumentave të  paraqitura  në  emër të  bizneseve që  përfaqësojnë  Qendra e Eksporteve Shqiptare dhe shoqata “Industria Shqiptare e Ushqimit” kërkojnë  heqjen e elementit të  noterizimit të certifikate pasi shton kostot kohore dhe monetare ndaj biznesit.

{gallery}LETRA{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021477937698364
array(1) { ["section"]=> string(111) "bizneset-kerkese-rames-noterizimi-i-certifikatave-te-produkteve-jo-ligjor-shton-kostot-per-biznesin-letra-68221" }