Biznesi i artë i koncesioneve, të ardhura masive gjatë 2015-ës

Publikuar tek: ekonomi, më 09:10 16-08-2016 Biznesi i artë i koncesioneve, të ardhura masive gjatë 2015-ës

Marrëveshje koncesionare ndërmjet Shqipërisë dhe kompanive të huaja janë nënshkruar gjatë vitit 2015, por dhe gjatë këtij viti, ku ndër të fundit mund të përmendim atë të rrugs së Kombit, apo HEC-eve.

Sipas të dhënave financiare, rezulton se gjatë dy dekadave të fundit të ardhurat nga koncesionet e miratuara nga qeveria  janë rritur ndjeshëm.

 Aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, i vetmi aeroport ndërkombëtar i vendit ka patur gjatë verës çmime shumë të shtrenjta biletash.

Menaxhimi këtij aeroporti nëpërmjet një kontrate koncesionare të dhënë në vitin 2004, është cilësuar shpesh nga ekspertët si një nga arsyet për mungesën e të ashtuquajturave kompanive ajrore “low cost” dhe çmimeve të larta të biletave.

Sipas të dhënave financiare të siguruara nga BIRN, fitimet e Tirana Aeroport Partners, kompanisë që menaxhon koncesionin e aeroportit, vetëm gjatë viti 2015 u rritën me 32%.

Ngjashëm me Tirana Aeroport Partners,  kompanitë kryesore koncesionare në Shqipëri – të monitoruara nga BIRN mbi nivelin e të ardhurave dhe normat e fitimeve të realizuara nga aktivitetet e tyre kryesisht monopolistike – lulëzuan gjatë vitit të shkuar.

Të dhjeta koncesionet e monitoruara duke përdorur bilancet që publikohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit, patën të ardhura të përbashkëta prej 12 miliardë lekësh gjatë vitit 2015, (rreth 85.6 milionë euro) me rritje 31 për qind ose 20 milionë euro në krahasim me vitin 2014.

Shtimi i xhiros së koncesioneve me 31 për qind gjatë vitit 2015 vjen në një kohë kur ekonomia në tërësi ka përjetuar rritje nominale prej vetëm 5 për qind.

Rritja e të ardhurave të këtyre koncesioneve është krijuar më së shumti nga kompani të tilla si Aeroporti i Rinasit dhe ALEAT, kompania e prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit, e cila fitoi fillimisht një koncesion trevjeçar në vitin 2009 dhe më pas, përfitoi shtyrje të afatit të koncesionit për 30 vjet pa ndonjë garë formale në vitin 2012, kur kontrata e parë po skadonte.

Dhjetë koncesione të përzgjedhura nga BIRN për monitorim përbëjnë një pjesë e vogël të koncesioneve të dhëna në Shqipëri përgjatë dy dekadave të fundit dhe janë përzgjedhur për shkak se ofrojnë në përgjithësi shërbime që zëvendësojnë funksionet e shtetit, ose kanë krijuar monopole ligjore në segmente të caktuara të ekonomisë duke u bërë shqetësim për zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas një investigimi një vit më parë, rezultoi se këto janë bizneset më fitimprurëse në Shqipëri dhe se pronarët e këtyre bizneseve kanë përfituar qindramilionë euro përgjatë viteve të fundit, ndërsa pozicioni i tyre përgjithësisht monopolist i ka lejuar të mbajnë norma fitimi përrallore pavarësisht se pjesa tjetër e ekonomisë ka vuajtur nga kriza.

Koncesione të shumta janë dhënë edhe këtë vit nga qeveria, ku ndër më kryesoret përmendim atë të "Rrugës së Kombit".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023865938186646
array(1) { ["section"]=> string(67) "biznesi-i-arte-i-koncesioneve-te-ardhura-masive-gjate-2015-es-49865" }