Biznesi i vogël, Ahmetaj: 10 mijë tatimpagues do të preken nga ulja e pragut të TVSH-së (SHIFRAT)

Publikuar tek: ekonomi, më 11:27 27-03-2018 Biznesi i vogël, Ahmetaj: 10 mijë tatimpagues do të preken nga ulja e pragut të TVSH-së (SHIFRAT)

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj po zhvillon një dëgjesë në Komisionin e Ekonomisë lidhur me TVSH që do i vendoset biznesit të vogël. Ahmetaj ka sqaruar se duke filluar që nga data 1 prill të gjitha bizeset e vogla do të përfshihen në skemën e TVSH-së.

Ndërsa theksoi se është ulur pragu i regjistrimi nga 5 në 2 milionë.

“Do të prekim nga ulja e pragut të TVSH 10 mijë tatimpagues të biznesit të vogël që do të futen në skemën e deklarimit në 1 prill”, shprehet Ahmetaj.

Më shumë nga fjala e ministrit Ahmetaj:

Ulja e pragut të regjistrimit me TVSH nga 5 në 2 milionë. Unë dua t'u them qytetarëve se sot, dje, pardje në çdo shishe uji që kanë blerë nuk ka ndryshim ku e kanë blerë, por kanë paguar brenda çmimit TVSH. Nuk ka furnizm apo mall pa TVSH, përveç atyre të përjashtuara me ligj.

Po qe se kundërshtojmë këtë i bie kot. Do të preken nga ulja e pragut të TVSH 10 mijë tatimpagues të biznesit të vogël që do të futen në skemën e deklarimit në 1 prill. Deklarimi i parë do të bëhët në korrik. Masat e marra për implementimin e skemës së re u krijua grupi i punës në drejtorinë e tatimeve. Tatimpaguesit e rinj do të regjistrohen për TVSH. Tatimpaguesi do të njoftohet në mënyre elektronike për regjistrimin e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020370960235596
array(1) { ["section"]=> string(100) "biznesi-i-vogel-ahmetaj-10-mije-tatimpagues-do-te-preken-nga-ulja-e-pragut-te-tvsh-se-shifrat-114680" }