Biznesi i vogël me TVSH, Tatimet: Ja sa afat ka për të bërë deklarimet

Publikuar tek: ekonomi, më 08:33 07-01-2018 Biznesi i vogël me TVSH, Tatimet: Ja sa afat ka për të bërë deklarimet

Biznesi i vogël ka 3 muaj afat për deklarimin e TVSH-së. Kështu citohet në shkresën e Administratës së Përgjithshme të Tatimeve, ku thuhet se biznesi i vogël ka edhe 3 muaj afat për të bërë deklarimet.

Deklarimi i TVSH-së bëhet një herë në 3 muaj dhe biznesit i duhet të dorëzojë inventarët e mallitt brenda muajit mars.

“Tatimpaguesit, të cilët kanë realizuar një qakullim mbi 2 milionë lekë për vitin 2017 si dhe ata që parashikojë të realizojnë këtë qarkullim gjatë këtij viti,  nga 1 prilli 2018 duhet të regjistrohen me përgjegjësinë tatimore të TVSH-së”, thuhet në shkresën e Tatimeve.

Sias “Panorama” Administrata thekson se regjistrimi me TVSH synon që për çdo blerje që biznesi i vogël bën në një pikë shumice, par në biznes të madh krahas faturës tatimore duhet të regjistrojë edhe TVSH-në.

Më shumë në këtë kategori: « Krijimi i tregut të përbashkët rajonal, jepet alarmi: Bizneset shqiptare do të mbyllen
Gjigandi holandez SHELL nis operacionin e shpimit të pusit në Shpirag »
Article Logic
Execution time: 0.01720404624939
array(1) { ["section"]=> string(75) "biznesi-i-vogel-me-tvsh-tatimet-ja-sa-afat-ka-per-te-bere-deklarimet-105719" }