BIZNESI në kaos/ Shtohet numri i subjekteve që nuk paguajnë dot detyrimet tatimore

Publikuar tek: ekonomi, më 11:05 24-01-2017 BIZNESI në kaos/ Shtohet numri i subjekteve që nuk paguajnë dot detyrimet tatimore Mbyllja e nje biznesi (foto ilustruese)

Janari ka filluar me raportime që shtojnë listën e bizneseve që nuk mund të paguajnë tatimet pranë organeve të shtetit. 

“Shkak,- thotë një nga zyrtarët e tatimeve, është mungesa e likuiditeteve, e parave në bankë apo në cash”.

Të dhënat tregojnë se numri i bizneseve debitore rritet cdo muaj me 100 biznese që nuk kanë forcë tatimpaguese. Në total, tani në ditët e fundit të janarit, raportojnë Tatimet, janë afro 20 mijë biznese që nuk kanë paguar duke rritur numrin e debitorëve. Deri në dhjetor, ky numër, ishte 19.834 biznese. Dhe në momentin që nuk paguajnë dot, ka edhe bllokime të llogarive të tyre.

Zyrtarët e tatimeve thonë se këtë vit mund të bëhet edhe ndonjë tolerim, meqënëse është vit zgjedhor. Por shifrat dhe të dhënat tregojnë se nga viti 2015 në 2016, janë mbi 6000 debitorë që nuk paguajnë taksat dhe tatimet.

Ky vit, për të gjitha bizneset që nuk paguajnë dot, mund të quhet ose vit me fat, ose viti i falimentimit. Nëse për shkak të zgjedhjeve, qeveria do të mendojë ndonjë skemë të daljes së tyre nga kriza, do të thotë se mund të shpëtojnë. Në të kundërt, për shkak të mosmbylljes së aktivitetit, apo bllokimet nga organet e tatimeve, do të kenë pasoja më të rënda. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12606310844421
array(1) { ["section"]=> string(87) "biznesi-ne-kaos-shtohet-numri-i-subjekteve-qe-nuk-paguajne-dot-detyrimet-tatimore-66477" }