Biznesmeni koreano-jugor i interesuar për klubin e Vllaznisë

Publikuar tek: sport, më 17:20 21-08-2015 Biznesmeni koreano-jugor i interesuar për klubin e Vllaznisë

Vetem një ditë pas konstituimit të kryebashkiakes së re Voltana Ademi si dhe të Këshillit Bashkiak, në institucionin vendor ka mbërritur kërkesa e parë zyrtare për presidencen e klubit të futbollit Vllaznia. Mesditen e së premtes biznesmeni koreano-jugori Ji Ëon Choie i shoqëruar nga ish futbollisti dhe ish trajneri i Vllaznisë Rudi Vata kanë mbërritur në Shkodër duke pasur si destinacion institucionin e Bashkisë.

Ashtu siç pati deklaruar pak ditë më parë në një prononcimi për TV1 Channel, vete Vata, së bashku me mikun e tij koreano-jugor kanë bërë realitet nismen e marrë. Sipas të gjitha rregullave, personat në fjalë janë paraqitur në drejtorinë e informacionit të bashkisë së Shkodrës duke i dorëzuar kërkesen në fjalë zyrtarit të këtij institucioni, Bep Çapeli. Shkresa në fjalë e protokolluar me numër 643, në të cilen shkruhet se kërkohet takim me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi për të diskutuar në lidhje me situaten e klubit Vllaznia, sipas vetë përgjigjes po me shkresë zyrtare të marrë nga zyra e informacionit ka një një afat kohor prej dhjetë ditesh për t’u shqyrtuar nga ana e kryebashkiakes Ademi në lidhje me kërkesen e bërë.

Situata në klubin e futbollit Vllaznia, kur skuadra e parë po kalon një gjendje aspak të mirë është shndërruar në një shqetësim më vete për tërë opinionin sportiv. Preokupacionin për këtë situatë e përcolli edhe vete kryertarja e re e bashkisë Shlkodër, Voltana Ademi gjatë fjalës së saj përshendetëse pas marrjes së detyres zyrtare duke deklaruar se sporti dhe sidoios futbollit do të jetë në prioritetin e saj ku në bazë të ligjeve në fuqi do t’i jepet zgjidhja e duhur në mënyren më të mirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flamurtari e nis me humbje, triumfon Teuta
Kryebashkiaku Shehu kërkon dorëheqjen e Gjicit nga kreu i K.F Kukësit »
Article Logic
Execution time: 0.019181966781616
array(1) { ["section"]=> string(66) "biznesmeni-koreano-jugor-i-interesuar-per-klubin-e-vllaznise-18890" }