Biznesmeni Nikollaq Neranxi, i jep përgjigje pyetjes “1 milionë dollarëshe”: Jua them unë pse ka rënë xhiro

Publikuar tek: ekonomi, më 11:30 07-04-2016 Biznesmeni Nikollaq Neranxi, i jep përgjigje pyetjes “1 milionë dollarëshe”: Jua them unë pse ka rënë xhiro

Me doza të forta ironie, Nikollaq Neranxi, administrator i kompanisë “Neranxi” ka dhënë një përgjigje për një shkresë të dalë nga organi tatimor, lidhur me rënien e xhiros së bizneseve, dhe rrjedhimisht, derdhjes së më pak taksave dhe tatimeve në buxhetin e shtetit. Neranxi thotë se gjatë kësaj kohe, nuk ka pasur kohë të merret me biznesin e tij, por të bredhë dyerve të gjykatave që të hedhë poshtë vendimet antikushtetuese që ka ndërmarrë kjo qeveri kundër biznesit, dhe për informalitetin dhe korrupsionin në dogana.

Ja reagimi i plotë

“Tatimet po i kërkojnë llogari biznesit pse u ka rënë xhiroja!!! Dhe kanë të drejtë. Po ç'patët ju? Taksat u ulën, tatimet u ulën, pagat dhe pensionet u rritën, uji u ul, energjia elektrike dhe karburanti u ulën, mbi 200 mijë shqiptarë lanë Shqipërinë dhe ngaqë këtu të mirat u rritën e të këqijat u ulën, duket se nuk duan të kthehen më dhe kur shqiptari, pazarin e bën në Gjermani, nuk ka se si të rritet xhiroja në Shqipëri. Pastaj, duhet thënë, edhe ne jemi pak dembelë dhe ia kemi varur punës. Unë personalisht e pranoj që nuk po punoj sa duhet, sepse kohën që më duhej ta harxhoja duke gjetur mënyra të reja për zgjerimin e aktivitetit, rritjen e të punësuarve dhe të shitjeve, më duhet ta kaloj në dyert e Gjykatave për të hedhur poshtë ligjet dhe vendimet anti demokratike, anti sipërmarrje e lirë dhe anti kushtetuese të cilat na i kanë bërë peshqesh me dashuri pushtetarët tanë që i zgjodhëm vetë për të bërë pikërisht të kundërtën e këtyre që po bëjnë. Megjithatë unë nuk rri dot pa e dhënë një përgjigje për këtë pyetje kaq të "shtrenjtë", duke i këshilluar si fillim tatimorët që teatrot t'ju a lënë t'i bëjnë atyre që kanë mbaruar një shkollë arti. Duke pranuar që për të gjitha arsyet që dihet, konsumi ka rënë, sepse niveli ekonomik i popullsisë ka rënë, përsëri ka një rrugë për ta luftuar informalitetin pa hipokrizi. Nuk ka nevojë të terrorizoni tregtarët nëpër dyqane me kontrolle kot sa për shoë. Shkoni në dogana dhe mbyllini dyert e kontrabandës. Ju a thanë edhe anglezët e Croën Agents se çfarë katraure bëhet aty. Ai mall del në treg pa asnjë faturë dhe normalisht ju nuk mund të vilni tatimet e mallit të hajdutëve. Kështu edhe ne që deklarojmë çdo qindarkë në shtet, shpëtojmë nga kjo konkurrencë e pandershme që po na e merr frymën. Gjithashtu hiqini fashot biznesit të vogël dhe lëreni të punojë sa të dojë kundrejt taksave dhe tatimeve normale. Mos i detyroni njerëzit të jenë të pa sinqertë me shtetin. Nëse nuk i bëni këto, atëherë e them me plot gojë se kjo situatë skandaloze, jo vetëm që nuk iu shqetëson, por përkundrazi iu leverdis shumë”.

(P. S. Një milion dollarët e përgjigjes nuk i dua) Nikollaq Neranxi

*Shkresa botuar nga Monitor.al

shkresa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031553030014038
array(1) { ["section"]=> string(109) "biznesmeni-nikollaq-neranxi-i-jep-pergjigje-pyetjes-1-milione-dollareshe-jua-them-une-pse-ka-rene-xhiro-37046" }