Biznesmeni pranë PD fiton tenderin e Thumanë-Fushë-Krujë, ja pronat e tjera në Tiranë (KONKURRENTËT DHE VLERAT E PARAQITURA)

Publikuar tek: barometri, më 08:40 17-07-2018 Biznesmeni pranë PD fiton tenderin e Thumanë-Fushë-Krujë, ja pronat e tjera në Tiranë (KONKURRENTËT DHE VLERAT E PARAQITURA) Bashkim Ulaj

Biznesmeni Bashkim Ulaj, dhe shoqëria e drejtuar prej tij GENER 2 shpk, është fituesja e tenderit për ndërtimin e rrugës Thumanë – Fushëkrujë. Oferta e dhënë nga kompania ishte 225.8 milionë euro ndërkohë që vlera e saj limit ishte vendosur 245 milionë euro.

Sipas ministrisë së Energjetikës dhe Transporteve, në tender janë paraqitur katër kompani, ndërkohë që kompania Gener e Ulajt, kishte një bonus prej 8.5% më parë nga qeveria.

Ky projekt është i dyti pas miratimit të Rrugës së Arbrit dhe është pjesë e paketës “1 miliardë” të shpallur nga qeveria, pjesë e projekteve të Partneritetit Publik Privat.

Në fakt, duhet thënë se tre kompanitë e tjera, “Gjikuria”, “Alpin” dhe “Gruppo Adige Bitumi” vetëm sa kanë harxhuar para për të printuar letrat e tenderit, përsa kohë që oferta e gjithsecilës ishte mëe madhe se limiti i vendosur.

Specialisti i Rrugëve, Sadedin Çeliku, duke analizuar kostot e rrugës, tha publikisht se ato janë të fryra sipas interesave të privatit, ndërkohë që një kilometër do të dalë me koston prej 12 milionë eurosh.

Kompania “Gener2” e drejtuar nga biznesmeni Ulaj, ka pasur ulje-ngritje bashkëpunimesh me qeverinë e majtë. Ai u bllokua për një kohë të gjatë nëpër gjykata, me kompleksin e banesave për ndërtim në zonën pranë Liqenit të Tiranës, ku konflikti me bashkinë vazhdon ende dhe gropa e hapur ende nuk po mbyllet.

Gener2, është firma pronare e kullës prej 22 kate përballë godinës së RTSH-së, por njëkohësisht fitues i tenderit prej 40 milionë eurosh i fibrave optikë, aq shumë i atakuar në kohën kur PS ishte në opozitë.

Vetë Edi Rama, në një seancë të nxehtë parlamentare nëntorin e kaluar, e përmendi Bashkim Ulajn si një biznesmen që voton dhe mbështet Partinë Demokratike.

Por duket se tani, nuk ka më kohë për qeverinë e majtë për të ndarë biznesmenët se në cilin krah të votojnë, për sa kohë që ka nevojë emergjente për rifillimin e punës në gjithë vendin. /Newsbomb.al/

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021661996841431
array(1) { ["section"]=> string(128) "biznesmeni-prane-pd-fiton-tenderin-e-thumane-fushe-kruje-ja-pronat-e-tjera-ne-tirane-konkurrentet-dhe-vlerat-e-paraqitura-128150" }