Biznesmeni-Ramës:Kam punësuar djalin 16 vjeç, ju kërkoni siguracion. T’i them shko në pub apo rri në Facebook? Ja përgjigjia e kryeministrit

Publikuar tek: politike, më 12:06 02-11-2015 Biznesmeni-Ramës:Kam punësuar djalin 16 vjeç, ju kërkoni siguracion. T’i them shko në pub apo rri në Facebook? Ja përgjigjia e kryeministrit

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me biznesin e vogël ku ka dëgjuar dhe është pyetur edhe nga përfaqësues të këtij biznesi. Një prej tyre i konstatoi Ramës një shqetësim: Ai kishte një market të vogël dhe i duhej që shpesh herë të linte djalin 16 vjeçar aty por tatimorët e kanë shqetësuar.

Përfaqësuesi i biznesit të vogël: Unë kam një market ushqimor, fëmija im është 16 vjeç, policia tatimore kërkon sigurim.  Unë t’i them djalit shko në pub, merru me facebookun?! Ai është i familjes, nuk është punonjës i pasiguruar. Gruaja do lëvizë, do shkojë në banjo, ai do rrijë aty se unë e kam biznes familjar.

Rama: Unë besoj që për pjesën e fëmijëve do iu sqarojë më mirë kompania që organizon seminarin dhe është e qartë nga pikpamja e  ligjit, pavarësisht nga pikpamja konkrete .

Marketi ushqimor nuk është biznes familjar pasi produktet që shiten në market janë produkte që merren nga distributorë të mëdhenj dhe ky është thelbi i keqkuptimit që thonë pse kontrolloni bizneset e vogla! Ne duke ju kontrolluar ju kontrollojmë gjithë zinxhirin e shitjeve të kompanive të mëdha se këto kanë funksionuar si biznese të vogla duke ju shitur me kasë fiskale si të ishin shitës me pakicë.  Dhe kanë këputur një hallkë ju jeni shitësit me pakicë dhe blerësit me pakicë janë blerësit tuaj.

Sa i takon pagesave të taksave dhe rradhëve të shumta Rama i kujtoi sistemin online të pagesave

Rama: Merr një fëmijë mbi 3 vjeç, jepi telefonin dhe thuj ma paguj pak taksën. Jepi paswordin po dhe atë ta thyen po ja le më shumë se njëherë.

“Biznesi i volgël duhet të trajtohet me dinjitetin që meriton cdo biznes mbi 1000 biznese të vogëla që kanë hyrë në TVSH në pamje të parë kjo duket si një peshë tjetër por në fakt është kalimi tjetër me mundësi për të arritur më shumë ne jemi shumë të vendosur ta mbështesim fuqishëm biznesin e vogël dhe të madh dhe të lehtësojmë qoftë ambulantët, për të cilët nuk do ketë më asnjë taksë.

Asnjë taksë në tregjet e lagjeve qoftë dhe ata që jetojnë me zeje, rrobaqepës, elektriçist”, tha Rama duke folur për lehtësirat e biznesit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja kush është vajza që shkruan fjalimet e Ramës. Ajo zbulon herët kur kryeministri i ka shkruar vetë
Ja si provokon Petro Koçi mes Beogradit (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.0041060447692871
array(1) { ["section"]=> string(143) "biznesmeni-rames-kam-punesuar-djalin-16-vjec-ju-kerkoni-siguracion-t-i-them-shko-ne-pub-apo-rri-ne-facebook-ja-pergjigjia-e-kryeministrit-24485" }