Biznesmeni shqiptar blen për 30 milion euro ish-Sheratonin (Foto)

Publikuar tek: ekonomi, më 00:27 25-01-2018 Biznesmeni shqiptar blen për 30 milion euro ish-Sheratonin (Foto)

Pas largimit të brendit të famshëm të hotelerisë Sheraton, godina e hotelit me pesë yje i kaloi pronarëve të parë Mak Albania, apo Kharafi Group e cila është aktive që nga viti 1992 në vendin tonë.

Kompania në fjalë e ka nxjerrë në shitje hotelin që sipas raportimeve në media, është blerë nga një prej biznesmenëve më të pasur shqiptarë.

Bëhet fjalë për Shefqet Kastratin, i cili ka qenë i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për ish hotelin në një nga zonat më të preferuara të Tiranës.

Kastrati është  angazhuar edhe në një sërë projektesh të tjera të rëndësishme në Shqipëri, kryesisht, por jo vetëm, në fushën e ndërtimit si Garden Residence Turdiu dhe ndërtimi i Albanian Toëer, kulla tek rruga e Elbasanit ku u prish këndi i lojërave 7 Xhuxhat, një projekt në bashkëpunim me Balfin Group të Zamir Manes.

dwegfweg34g.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025782823562622
array(1) { ["section"]=> string(70) "biznesmeni-shqiptar-blen-per-30-milion-euro-ish-sheratonin-foto-107811" }