Biznesmenia shqiptare reflekton pas veprimit të Trump: Vetëm unë e vë re këtë?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:38 24-01-2017 Biznesmenia shqiptare reflekton pas veprimit të Trump: Vetëm unë e vë re këtë?

Biznesmenia Brixhida Kokëdhima, bashkëshortja e politikanit Koço Kokëdhima, ka reaguar pas lajmit se presidenti Donald Trump, ishte takuar me përfaqësuesit e bizneseve të mëdha në SHBA.

Kokëdhima reflekton për situatën në Shqipëri dhe flet për harresën në të cilën është lënë biznesi në vendin tonë. Ajo thotë se asnjë kryeministër nuk zhvillon takime me biznesin, përveç atyre takimeve formale që zhvillohen rrallë.

Reagimi i Brixhida Kokëdhimës:

Biznesi, lopa qe e mjelin te gjithe!

Diten e pare te punes ne Shtepine e Bardhe, zoti Trump beri takim me lideret e biznesit amnerikan. U premtoi avantazhe ne taksa per ata qe qendrojne, prodhojne e shesin ne Usa dhe taksa te larte kufiri per ata qe prodhojne jashte Usa.

A ka ndodhur qe ndonje Kryeminister apo President ne Shqiperi te takoje biznesin shqiptar diten e pare te punes?

Po javen e pare? Po muajin e pare?

Po vitin e pare?

Po vitin e peste, ne rast rizgjedhje?

Jo, kurre, as qe behet fjale. Thjesht dikur mere pjese ne ndonje mbledhje formale me biznesin, sa per te thone.

A ka biznesi shqiptar nevoje per mbeshtetje, nxitje e lehtesim nga barra te panevojshme?

A ka nevoje biznesi per zhvillime te duhura qe vetem qeverite e zgjuara mund ti bejne, qe stimulojne investimin dhe zgjerimin e investimeve vendase?

Absolutisht qe po.

Cdo dege e insutrise ka operatoret e vet, te cilet vuajne probleme te ngjashme dhe do te ndihmoheshin shume nese drejtuesit me te larte do tregonin kete ndjeshmeri ekstreme ndaj biznesit, sic tregon zoti Trump.

Biznesi ne Shqiperi puneson shume njerez, paguan shume para ne arken e shtetit, zhvillon shume burimet njerezore, zhvillon gjithe zinxhirin e industrive e zejeve mbeshtetese, forcon shoqerine dhe ekonomine e vendit, krijon nje mjedis shume me te mire per te gjithe.

U bene mbi 25 vjet qe punojme ne biznes dhe kurre nuk kemi pasur asnje lloj kujdesi, vemendje, ndihme e mbeshtetje nga qeverite tona.

Drejtuesit e politikes nuk kane respect te vertete per biznesmenet dhe kjo eshte kaq e vertete sa shumkush e di ketu. Politikanet jane gjithshka, biznesmenet nuk kane nderimin qe meritojne e qe kane kudo ne bote!

Vetem une e ve re kete?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024179935455322
array(1) { ["section"]=> string(82) "biznesmenia-shqiptare-reflekton-pas-veprimit-te-trump-vetem-une-e-ve-re-kete-66549" }