Bjellorusia kërkon rritjen e eksporteve në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 18:17 17-03-2015 Bjellorusia kërkon rritjen e eksporteve në Shqipëri

Bjellorusia është duke planifikuar rritjen e eksporteve në tregun shqiptar. Ambasadorët e Shqipërisë dhe Bjellorusisë në Moskë kanë zhvilluar një takim ku bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve ka qenë një prej temave të diskutuara midis palëve.

“Palët shkëmbyen mendime mbi çështjet më të rëndësishme në lidhje me situatën aktuale në rajon dhe Europë. Vëmendje e veçantë i është kushtuar shfrytëzimit të potencialit që ekziston në zgjerimin e tregtisë dhe lidhjeve ekonomike midis Bjellorusisë dhe Shqipërisë. Në takim është diskutuar për për bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare”, shkruajn mediat e këtij vendi.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Bjellorusisë u vendosën më 17 maj të 1993, ndërsa tregtia midis dy vendeve për vitin 2014 ishte në shifrën e 16 milionë dollarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020034074783325
array(1) { ["section"]=> string(56) "bjellorusia-kerkon-rritjen-e-eksporteve-ne-shqiperi-6178" }