Blatter: Unë fal, por nuk harroj

Publikuar tek: sport, më 12:20 30-05-2015 Blatter: Unë fal, por nuk harroj

Një ditë pas zgjedhjes së tij për herë të pestë në krye të FIFA-s, Sepp Blatter ka sulmuar Europën dhe SHBA-në dhe ka theksuar se ai fal, por nuk harron.

“Nga UEFA dhe presidenti i saj ka qenë një fushatë urrejtje. Unë i fal të gjithë, por nuk harroj”, ka deklaruar Blatter.

Më tej ai thotë se  “Shtetet e Bashkuara dhe Britania ishin kandidate për të pritur Kupat e Botës në vitet e ardhshme dhe humbën. Asgjë nuk do më heqë nga mendja se sulmet e tyre janë të rastësishme. Nëse SHBA ka punë me krimin që i takon qytetarëve amerikanë, le ti arrestojë atje, dhe jo këtu në Zyrih, ku po bëhet dhe një Kongres”, tha Blatter.

79 vjeçari thekson se pavarësisht të gjithave duhet të vazhdojmë të kenë raporte me Michel Platini.pasi FIFA nuk mund të mbijetojë pa UEFA-n dhe e anasjellta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Evertoni në “zi”, ndahet nga jeta heroi i tyre Andy King në moshën 58 vjeçare
UEFA gjobit me 50 mijë euro FSHF-në »
Article Logic
Execution time: 0.025296926498413
array(1) { ["section"]=> string(36) "blatter-une-fal-por-nuk-harroj-12287" }