Bledi Mane ironizon në fcb: Kush ia hëngri Ladit Kukurecin?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:45 14-04-2015 Bledi Mane ironizon në fcb: Kush ia hëngri Ladit Kukurecin? Fotografia shoqeruese e statusit ne fcb ku shquhet depueti Kosta dhe kreu i Bashkise Jaçe

Gazetari Bledi Mane, i cili u përfol si një kandidat i mundshëm në Përmet, në rrjetin social facebook Bashkësia Përmet që menaxhohet prej tij, ka zgjedhur të bëjë humor edhe me deputetin e PS, Vladimir Kosta, i cili tre ditë më parë tha se do të largohej nga PS për shkak të zgjedhjes pa consensus të kandidatit të PS për Përmetin, dhe më pas ktheu mendjen. 

“Plas gallata në Përmet shkruan Mane, duke shtuar: “sërish Përmeti kthehet në vëmendjen publike, po kësaj here plot humor për shkak të situatës së ndyrë politike. Ndaj njerëzia nuk mund të mos thumbonin me sarkazëm: Lexoni dy batutat e ditëve të fundit: 1. Kush ia hëngri Ladit Kukurecin? 2. Mandatin që more në Grykë, në Grykë do të të mbetet”.

Bledi Mane, gazetar njihet për opinionet therëse dhe sarkazmën në shkrimet e tij por edhe në rrjetet sociale. Pasi u përfol si kandidat i Bashkisë së Përmet, duket se është një ndër të zhgënjyerit e radhës për procesin, duke evidentuar se është “një situatë e ndyrë politike”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019882917404175
array(1) { ["section"]=> string(62) "bledi-mane-ironizon-ne-fcb-kush-ia-hengri-ladit-kukurecin-8691" }