Bledi Shkëmbi emërohet në stolin e Kombëtares: Një ëndërr për mua!

Publikuar tek: sport, më 18:55 13-02-2017 Bledi Shkëmbi emërohet në stolin e Kombëtares: Një ëndërr për mua!

Pas një karriere mbi 16-vjeçare si futbollist profesionist, ish-kapiteni i Skënderbeut dhe lojtar i shumë skuadrave në Shqipëri, por edhe jashtë, Bledi Shkëmbi është prezantuar si zv.trajner i përfaqësueses U17.

Ambiciet e ish-organizatorit korçar nuk e kanë lënë asnjë vit pushim, pas mbylljes së karrierës si futbollist, duke i dhënë mundësinë të realizojë ëndrrën e tij.

“Është një ëndërr, diçka shumë e rëndësishme për mua. Jam i kënaqur sepse edhe vet e kam filluar futbollin në këto mosha duke veshur fanellën e kombëtares. Patjetër që duhet të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit që më dha mundësinë, por edhe trajnerin Mustedanagiç, që më pranoi në stafin e tij”, tha Bledi Shkëmbi, zv.trajner i Kombëtares U17.

Në rolin e trajnerit, ky është një debutim për Shkëmbin, i cili mendon se shumë shpejt mund të kthehet një kërcënim për trajnerët e tjerë.

“Kështu e kam nisur edhe si futbollist, nga moshat e deri te të rriturit, nëpër ndeshje kam hyrë gjithmonë si ushtar dhe pas tyre kam dalë gjeneral. Në fillim duhet të bëjmë maksimumin, e ta tregojmë këtë me rezultate, pastaj mendoj se ndoshta nuk do të jetë më e nevojshme që të vijnë shumë trajnerë të huaj në Shqipëri”, thotë Shkëmbi.

Pak javë më parë, Shkëmbi ka menduar të ndjekë një javë stërvitjen e Simone Inzaghit, trajnerit të Lacios, por ky është vetëm fillimi i turit të tij për të fituar eksperiencë perëndimore si një trajner i ri.

Shkova për një javë te Lacio për të ndjekur stërvitjet e atij ekipi. Do të vazhdoj ta bëj këtë gjë për të fituar eksperiencë edhe në ekipe të tjera. Në Itali kam mundësi ndoshta të shkoj edhe te Fiorentina”, deklaron zv.trajneri i ri i U17-s. /Top Channel

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Korabi kunder gjykimit, futbollisti i dibraneve shan me gishtin e mesit
Armando Cungu mendon largimin, tifozi shkodran i shkruan një letër emocionuese: Profesor të dua… »
Article Logic
Execution time: 0.020151853561401
array(1) { ["section"]=> string(70) "bledi-shkembi-emerohet-ne-stolin-e-kombetares-nje-enderr-per-mua-68605" }