Blend Fevziu sqaron arsyet se pse nuk e ka uruar Hashim Thaçin për zgjedhjen si President

Publikuar tek: politike, më 11:19 06-03-2016 Blend Fevziu sqaron arsyet se pse nuk e ka uruar Hashim Thaçin për zgjedhjen si President Ne 17 shkurt 2008, pak ore para shpalljes se pavaresise se Kosoves, Hashim Thaçi e Blendi Fevziu

Blendi Fevziu, drejtuesi i emisionit “Opinion” thotë se nuk e ka uruar Hashim Thaçin për zgjedhjen e këtij të fundit në postin e presidentit të Republikës së Kosovës. Dhe e ka një arsye sepse. 

Shumë prej njerëzve në qarqet politike dhe mediatike, kanë menduar se Fevziu jo vetëm do ta uronte ndër të parët, por duke qenë se janë miq, mund të ishte edhe ndër të parët gazetarë nga Shqipëria që do ta intervistonte në studio. Por në emisionin “Fakt” të Çim Pekës, vetë Fevziu e sqaron se pse nuk e ka uruar presidentin e ri të Kosovës.

“Thaçi është një ndër njerëzit që e duan shumë Shqipërinë së bashku me Ramush Haradinaj, dhe Fatmir Limaj kanë qenë njerëz që e kanë dashur më shumë Shqipërinë në krahasim me disa pjesë ish jugosllave e kanë paragjykuar Shqipërinë i është dukur vetja superior në krahasim me shqiptarët.

Unë personalisht nuk e ka uruar, sepse ai nuk mban telefon. Por unë mendoj që Kosova ka rifituar një dinjitet në pozitën e presidentit pasi nuk mund të vendoset një president anonim që nuk i prish punë askujt. Dhe kjo teori është shumë e gabuar pasi nëse vendosim njerëz që nuk i prish punë askujt shteti nuk mund të funksionojë” tha Fevziu në emisionin e Pekës.

Fevziu, tetë vite më parë kur u shpall pavarësia e Kosovës, është ndër të vetmit gazetar shqiptar që qëndroi gjatë gjithë kohës me filmime dhe intervista në momentet kur shpallej pavarësia. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në fshatin Murqin: Qeveria ka vjedhur 1 miliardë euro e qytetarët vuajnë për bukën e gojës!
Incidenti i Blushit në Elbasan, Dade dhe Hafizi letër Ruçit: Shqetësuese, nuk ka lidhje me vlerat demokratike »
Article Logic
Execution time: 0.01886510848999
array(1) { ["section"]=> string(95) "blend-fevziu-sqaron-arsyet-se-pse-nuk-e-ka-uruar-hashim-thacin-per-zgjedhjen-si-president-34357" }