Blendi Fevziu, një ditë editorial pse sulmoi Metën, ditën tjetër editorial pse është i fortë Meta

Publikuar tek: politike, më 08:56 20-01-2016 Blendi Fevziu, një ditë editorial pse sulmoi Metën, ditën tjetër editorial pse është i fortë Meta

Drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu pasi u vu nën akuzë se “nga kush po përdorej”, apo “kush po e përdorte emisionin e tij”, pas një sms të publikuar në emision nga Artan Hoxha për një përgjim që duhet të ishte asgjesuar dhe kishte të bënte me Ilir Metën, sot, ka shkruar një tjetër editorial për faktorin Meta në politikë.

Në një editorial të publikuar në Opinion, Fevziu argumenton se Ilir Meta në shtator dukej në një situatë jo të favorshme për çështjen CEZ, akuza për blerje votash, shmangie të takimeve të personaliteteve ndërkombëtarë dhe një opozite që I kërkonte dorëheqjen. “Në fakt Meta zgjodhi një rrugë që e njeh shumë mirë. Fillimisht ai tentoi te viktimizohet duke folur për maxhorancë Rama- Basha që po synonte eleminimin e tij. E bëri këtë madje edhe duke iu kërcënuar të dyve. Fillimisht ai rikonsideroi raportet me Ramën. Takimi I tyre në tetor qe tejet I ashpër dhe Meta mjaft agresiv. Ai foli fillimisht për ndryshime në qeveri dhe I bëri vetë ato, duke ndërruar ministrin e Drejtësisë. Rama e kuptoi që Meta mund ta minonte në çdo moment dhe tentoi të gjejë një kompromis” shkruan Fevziu në analizën e vet.

Mandej argumenton se mbajti edhe një qëndrim të ndryshëm nga Rama për reformën në drejtësi, duke kaluar në pozicionin e mbrojtësit të opozitës dhe këtë të fundit, ta shihte Metën si shpëtimtarin e vet. Shkruan Fevziu: Opozita nuk përmendi asnjë akuzë të Metës dhe Rama u detyrua të gjejë një kompromis që të kënaqte edhe opozitën. Në fakt ky ishte “kompromisi I Metës”.

Dhe argumenton se Meta e ka kaluar situatën e vështirë politike dhe po vazhdon rrugën e vet. Foli në kryesi për aleanca të reja dhe I kujtoi Ramës premtimin për postin e Presidentit. “Njëkohësisht duke iu kujtuar shqiptarëve dhe atyre që votojnë se ai është aty, se në momentet kyçe të dyja palët do hedhin vështrimin me shpresë nga aid he ai do të jetë njeriu që do të përcaktojë se cilit do ti buzëqeshë dhe cilin do të çojë në opozitë. Meta e di se gjithnjë e më shumë vota po bëhet pragmatiste dhe po përdor tani si PS ashtu edhe PD për një fushatë që shkon vetëm në favor të vet”, shkruan Fevziu në editorialin e tij.

Por në fakt, në harkun kohor të 10 ditëve, çfarë e ka ndryshuar gazetarin të kalojë nga dhënia e faktit te një opinion ndryshe?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fund radhëve në Hipotekë, ja 27 shërbimet që do merren te noteri
Veliaj prezanton 112 projektet ambicioze për Tiranën: Nevojë për mbështetje, ju jeni partnerët »
Article Logic
Execution time: 0.018994092941284
array(1) { ["section"]=> string(101) "blendi-fevziu-nje-dite-editorial-pse-sulmoi-meten-diten-tjeter-editorial-pse-eshte-i-forte-meta-30463" }