Blendi Klosi kundër Erion Veliajt: Zyrat e punës, vetëm për të pritur ankesa. Duhet të japin shërbim

Publikuar tek: politike, më 10:33 08-07-2015 Blendi Klosi kundër Erion Veliajt: Zyrat e punës, vetëm për të pritur ankesa. Duhet të japin shërbim Blendi Klosi dhe Erjon Veliaj

Ministri i Mirëqenies sociale Blendi Klosi për herë të parë artikuloi një ditë më parë analizën e tij për zyrat e punës. 

Duket se shigjetat e ministrit të ri, ishin ndaj ish ministrit të kësaj ministrie Erion Veliaj. Dhe pikërisht për atë degë të punës në ministri me të cilën krenohej edhe vetë Veliaj.

“Zyrat e punës duhet të shndërrohen nga zyra të cilat vazhdimisht vetëm presin ankesat e qytetarëve, në zyra që ofrojnë punë, sidomos gjithë qytetarëve që janë në nevojë. Unë nuk mund ta pranoj që zyrat e sistemit të shërbimit të punësimit të jenë vetëm pritëse. Dhe zyra apo kompani private fare të vogla me 2 apo 3 dhoma me katër apo pesë vetë staf të arrijnë më shumë herë më tepër sesa gjithë ky system me afrimin e punësimit dhe me kontaktet e atyre njerëzve që kërkojnë punë dhe mbrojtje sociale” tha Blendi Klosi gjatë analizës.

Në fakt, zyrat e punës kanë qenë armë suksesi e përdorur nga ish-ministri Veliaj dhe kryeministri Rama. Asnjëherë nuk e kanë pranuar idenë se këto zyra vetëm presin ankesat e qytetarëve. Duket se Blendi Klosi tani i ka vënë pikat mbi “i”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vizita e Merkel, Rama: Willkommen in Albanien Kanzlerin Merkel
Pritja e Niko Peleshit sapo Merkel zbriti nga avioni. Kancelarja nuk u ndal te ambienti i VIP-ave »
Article Logic
Execution time: 0.023366928100586
array(1) { ["section"]=> string(103) "blendi-klosi-kunder-erion-veliajt-zyrat-e-punes-vetem-per-te-pritur-ankesa-duhet-te-japin-sherbim-15593" }