Blendi Klosi zëvendëson Erion Veliajn, ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

Publikuar tek: politike, më 14:54 21-05-2015 Blendi Klosi zëvendëson Erion Veliajn, ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi dhe Edi Rama

Blendi Klosi është ministri i ri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, që do të zëvendësojë Erion Veliajn, pas dorëheqjes së tij për shkak të garës për Bashkinë e Tiranës. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama, duke thënë se Klosi do çojë më tej reformat rrënjësore nisur nga Veliaj.

“Blendi Klosi do jetë ministri ynë i ri Mirëqënies Sociale për të çuar më tej reformat rrënjesore të nisura nga Erion Veliaj ‪#‎DrejtimiiDuhur”, shkruan Rama në ‘’Facebook’’.

Menjëherë pas Ramës, Klosin e uroi edhe Veliaj, duke thënë se në drejtim të kësaj ministrie Klosi do të ketë një mundësi fantastike.

“Punë e mbarë e krahë të lehta Blend Klosit në drejtim të Ministrisë se Mirëqënies - sfidë dhe mundësi fantastike për t'i shërbyer vendit e njerëzve!”, e uron Veliaj, Klosin.

Blendi Klosi ka qenë një nga kandidaturat e PS-së për Bashkinë e Tiranës, së bashku me Lindita Nikollën dhe Erion Veliajn.   Klosi ka qenë i diskutuari i momenteve të fundit, para se Rama të njoftonte të zgjedhurin, Veliajn. Emra të tjerë të diskutuar për kandidimin në bashkinë më të madhe të vendit kanë qenë edhe Pandeli Majko dhe Artan Lame.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ben Blushi: A kemi sedër ne që Turqia të na ndërtojë Parlamentin?
PD reagon për debatin e ashpër në Parlament, Bogdani: Meta porositës i dy vrasjeve »
Article Logic
Execution time: 0.020233869552612
array(1) { ["section"]=> string(84) "blendi-klosi-zevendeson-erion-veliajn-minister-i-mireqenies-sociale-dhe-rinise-11664" }