Blerësi largohet pa kuponin tatimor? 100 milionë lekë gjobë biznesit. Qeveria ndryshon ligjin

Publikuar tek: politike, më 08:00 05-09-2015 Blerësi largohet pa kuponin tatimor? 100 milionë lekë gjobë biznesit. Qeveria ndryshon ligjin

Ashpërsohen gjobat për mosdhënien e kuponit tatimor nga bizneset. Plot 100 milionë lekë të vjetra mendohet se do jetë gjoba për bizneset që nuk e përdorin atë.

Qeveria ka ndryshuar kështu ligjin ‘’Për procedurat tatimore.’’

Kjo gjobë do të jetë e vlefshme për bizneset e mëdha, me xhiro mbi 8 milionë lekë dhe që kanë pajisje fiskale, por që nuk lëshojnë kuponin tatimor.

Siç raporton ''Panorama'' për biznesin e vogël me xhiro nën 2 milionë lekë që nuk lëshon kupon tatimor, gjoba do të jetë 5 milion lekë të vjetra.

Nëse veprimi i tyre përsëritet, tatimet kanë të drejtë të kallzojnë penalisht tatimpaguesin si dhe të sekuestrojnë mallrat.

Një tjetër ndryshim do të jetë edhe ai që vetë kryeministri Rama e ka thënë, me ligj çdo blerës që nuk ka marrë kuponin tatimor do ketë të drejtë të mos paguajë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Danezët të fortë? Inati shqiptar bëri mrekullinë
Ngjarja në Laç dhe arrestimi i Prengës, reagon Meta: Përgjegjësit para ligjit »
Article Logic
Execution time: 0.028749942779541
array(1) { ["section"]=> string(97) "bleresi-largohet-pa-kuponin-tatimor-100-milione-leke-gjobe-biznesit-qeveria-ndryshon-ligjin-20007" }