Blerim Çela: Braçe po bën më shumë opozitë se PD. Dhe...sms-ja që i çoi Bashës

Publikuar tek: politike, më 06:48 14-08-2015 Blerim Çela: Braçe po bën më shumë opozitë se PD. Dhe...sms-ja që i çoi Bashës Blerim Çela, themelues i PD

Blerim Çela, themelues në Partinë Demokratike dhe një nga njerëzit më aktivë në këtë parti është shrehur me nota kritike për opozitarizmin e PD. Sipas Çelës, më shumë opozitë është duke bërë deputeti i PS Erjon Braçe, se sa vetë PD.

Çela thotë se partinë e drejton ende ish-kryeministri Berisha ndërsaq rrëfen se i ka dërguar edhe një mesazh në celular Bashës, një mesazh që ka mbetur pa përgjigje...

“I kam çuar mesazh dhe i kam thënë për disa individë që nuk duhet të ishin as anëtarë partie, jo më të zgjidheshin në Parti.

Zoti Basha nuk më ktheu asnjë përgjigje. Nuk i vë faj për këtë sepse Berisha drejton me dorë të fortë PD-në dhe ai nuk ka asnjë fuqi në parti. Basha po përpiqet të heqë disa individë por nuk mundet, sepse nuk e lënë, pasi ata mbrojnë Berishën dhe interesat e tij.

Ndaj dhe Lulzim Basha rri kot në krye të PD pasi Partinë Demokratike e drejton Sali Berisha. PD-ja është tkurrur shumë”, thotë  themeluesi Çela për GSH.

Çela flet për opozitarizmin që duhet të bëjë PD dhe thotë se në PD nuk ka zjarr, zjarri “është fashitur nga LSI_ja”.

“Unë jam një njeri i qendrës së djathtë dhe që opozita të fuqëzohet duhet të zhvillojë opozitarizëm, duhet të ngrejë problematika të shumta dhe opozitën në  Shqipëri, nuk duhet t’ja lerë që ta bëjë Erjon Braçe”, thotë Çela.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlzen Berisha i përgjigjet me “hallate” Erion Veliajt, për taksën e "qenve të luksit"
Ligji për Arsimin/ Nikolla: E zhgënjyer nga presidenti, për shurdhërinë partiake të tij »
Article Logic
Execution time: 0.018699884414673
array(1) { ["section"]=> string(80) "blerim-cela-brace-po-ben-me-shume-opozite-se-pd-dhe-sms-ja-qe-i-coi-bashes-18343" }