Blerina sapo na HABITI të gjithëve! Zbuloni EFEKTET që ka AKULLI në lëkurë (Për t’u lexuar)

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 10:42 23-06-2018 Blerina sapo na HABITI të gjithëve! Zbuloni EFEKTET që ka AKULLI në lëkurë (Për t’u lexuar) Foto ilustruese

Blogu i Blerinës në newsbomb.al

Thuajse të gjitha ne kërkojmë të kemi lëkurë të bukur, të re, të freskët të kuruar. Por shumë pak e dinë se mund të gjejmë zgjidhje të thjeshta në dukje por shumë efikase dhe të vlefshme dhe ndonjëhere edhe me efekte më të mira se kremrat super të shtrenjtë. A e dini se një prej këtyre metodave natyrale ne mund ta përdorim përpara një grimi eventi apo për një darkë , si “shërues” dhe kurues të akneve dhe pikave të zeza, një ndihmës shumë i mirë në luftën kundër rrudhave, tonifikues shumë i mirë i lëkurës dhe me efekt tërheqës e shkëlqyes. Besoj se shumë pak prej jush e kanë kuptuar se bëhet fjalë për rolin shumë të rëndësishëm dhe efektet e mrekullueshme që ka akulli në lëkurën tonë.

Të them të vërtetën, në më të shumtën e rasteve jam shumë skeptike dhe deri diku edhe mosbesuese ndaj kremrave, maskave, vajrave dhe metodave të tjera popullore apo shtëpiake në favor të lëkurës.

Më është dashur të pranoj, dhe kjo falë profesionit, se në qelizë do të shkojnë vetëm përbërësisht e formuluar kimikisht për të kryer atë funksion të përcaktuar. Por kur flasim për terapinë e akullit dhe funksionet e saj në lëkurë është krejt e kundërta. Efektet e saj po përhapen çdo ditë e më shumë në botë dhe është konsideruar si një lifting natyral.                                                       

 Cilat janë të mirat e akullit?                              

E konsideruar si një terapi orientale, aplikimi i akullit në linjat muskulare të lëkurës së fytyrës konsiderohet si një rigjenerues shumë i fortë. Nëse e aplikojmë atë në lëkurën tonë mëngjes dhe në darkë, ai do të jetë jo vetem “kremi” hidratues i lëkurës por edhe parandaluesi i daljes së rrudhave. Por ky ritual është shumë i mirë edhe në trajtimin e lëkurave akneike, në ngadalësimin dhe eleminimin e pikave të zeza. Gjithashtu një lajm i mirë vjen edhe për të gjitha ato vajza dhe gra që vuajnë nga njollat kafe në lëkurë. Po po, akulli është një eleminues natyral i tyre. Sepse sa herë që në e aplikojmë atë në lëkurën tonë, favorizojmë riprodhimin dhe rigjenerimin e qelizave të reja, si dhe nxisim qarkullimin e gjakut. Të dyja këto së bashku ndikojnë në eleminimin e njollave të fytyrës.    

Si ta aplikojmë akullin në lëkurën e fytyrës?

Terapia faciale e akullit nuk është një terapi qe kërkon shumë para dhe shumë pak sforcime nga ana jonë. Për të aplikuar çdo ditë akullin në lëkurën e fytyrës duhet të kryejmë fillimisht disa hapa të vegjël: e para dhe më e rëndësishmja duhet të pastrojmë me kujdes lëkurën nga ccdo papastërti.

E dyta duhet ta vendosim akullim mbi nje garzë të pastër, në mënyrë që të mos e aplikojmë atë direkt në lëkurë.

Së treti, pasi i kemi realizuar më së miri dy veprimet e para do të aplikojmë akullin në të gjithë lëkurën e fytyrës për dy deri në katër minuta në çdo zonë.

Pa harruar ballin, sytë, rrethin e buzëve, muskujt e faqeve etj.  Mirë do të ishtë që lëvizjet të kryhen në mënyrë rrethore, dhe të ngadalta.  Dhe në fund për të përfunduar trajtimin rekomandohet të aplikojmë pas akullit, pak tonik dizinfektues nëse lëkura jonë është me akne ose pika të zeza, ose disa pika vaj ose krem të një cilësie shumë të mirë me bazë bimore.  Trajtimi i fytyrës me akull duhet të zgjasë jo më shumë se 15 minuta dhe duhet kryer mëngjes dhe darkë për rezultate te dukshme.       

 Akull me vitamina           

Po po! Kjo është edhe pjesa më e bukur e terapisë. Për të favorizuar procesin antirudhë ne mund të përgatisim kuba akulli me limon, kastravec, çaj jeshil, kamomil, ujë trëndafili e pa fund idera interesante në favor të lëkurës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Masazhet ANTICELULIT, gjithçka që DUHET të dini! Blerina na zbulon magjinë e duarve... (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.018934011459351
array(1) { ["section"]=> string(95) "blerina-sapo-na-habiti-te-gjitheve-zbuloni-efektet-qe-ka-akulli-ne-lekure-per-t-u-lexuar-125443" }