Blerja e bujshme, SHEFQET KASTRATI zyrtarisht pronar i hotelit me 5 YJE në Tiranë

Publikuar tek: ekonomi, më 13:33 05-02-2018 Blerja e bujshme, SHEFQET KASTRATI zyrtarisht pronar i hotelit me 5 YJE në Tiranë

Pas largimit të brendit të famshëm të hotelerisë Sheraton, godina e hotelit me pesë yje i kaloi pronarëve të parë Mak Albania, apo Kharafi Group e cila është aktive që nga viti 1992 në vendin tonë.

Kompania e nxorri në shitje hotelin që tashmë është blerë zyrtarisht nga një prej biznesmenëve më të pasur shqiptarë.

Bëhet fjalë për Shefqet Kastratin, i cili ka qenë i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për ish-hotelin në një nga zonat më të preferuara të Tiranës.

“Tashmë zyrtarisht “Ish Hotel Sheraton” i përket Kompanisë “Kastrati Group”, sapo u mbyll transaksioni!” , shkruan biznesmeni, i cili këtë lajm e ka bërë publike në rrjetet sociale përmes kësaj fotoje ku shfaqet edhe i biri i tij Leo.

Kastrati është angazhuar edhe në një sërë projektesh të tjera të rëndësishme në Shqipëri, kryesisht, por jo vetëm, në fushën e ndërtimit si Garden Residence Turdiu dhe ndërtimi i Albanian Toëer, kulla tek rruga e Elbasanit ku u prish këndi i lojërave 7 Xhuxhat, një projekt në bashkëpunim me Balfin Group të Zamir Manes.

191069_17041015080052279460.jpgkastrati.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tatimet bëjnë njoftimin e rëndësishëm për bizneset: Keni afat deri më 12 shkurt
PUBLIKOHET RAPORTI: ‘Standart and Poor's vlerëson Shqipërinë: Ekonomia e qendrueshme, do rritet sërish me ritme të shpejta »
Article Logic
Execution time: 0.0041229724884033
array(1) { ["section"]=> string(87) "blerja-e-bujshme-shefqet-kastrati-zyrtarisht-pronar-i-hotelit-me-5-yje-ne-tirane-109201" }