Blerjet online arrijnë nivelet më të larta historike, ja për çfarë përdoren

Publikuar tek: ekonomi, më 15:18 21-07-2016 Blerjet online arrijnë nivelet më të larta historike, ja për çfarë  përdoren

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, transaksionet online janë rritur gjatë muajve të parë të këtij viti.

Mesatarisht janë 120 mijë transaksione, ku muaji maj ka arritur niverin më të lartë me 130 mijë transaksione online.

Muaji gusht dhe dhjetor shënojnë një numër të lartë transaksionesh online për shkak të blerjeve të biletave, kryesisht bileta avjoni nga emigrantët.

Në 2012-n, kur Shoqata e Bankave raporton për herë të parë të dhënat, volumi i transaksioneve online ishte më pak se 80 milionë euro në muaj.

Përdorim kanë gjetur dhe investimet në bursa, por sërish ka ngelur në nivel të kufizuar për arsye se shumë prej tyre janë të pakontrolluara dhe palicensuara.

Gjithashtu dhe blerjet online të veshjeve kanë pësuar një rritje të ndjeshme.

Së fundmi, Ministria e Financave ka vendosur që kufiri i pataksueshëm për blerjet online të ulet nga 150 euro në 45 euro.

Ky veprim, sipas financave, bëhet për të shmangur në këtë mënyrë konkurrencën e pandershme të subjekteve tregtare që importojnë dhe shesin produktet e tyre në vend, duke paguar të gjitha taksat dhe tatimet në import.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037125110626221
array(1) { ["section"]=> string(80) "blerjet-online-arrijne-nivelet-me-te-larta-historike-ja-per-cfare-perdoren-47314" }