Bleu Mercedes 600 mijë euro, Gruevski thirret të kryejë dënimin me burg

Publikuar tek: sport, më 15:20 26-10-2018 Bleu Mercedes 600 mijë euro, Gruevski thirret të kryejë dënimin me burg

Gjykata Penale në Shkup konfirmoi të premten se i ka dorëzuar një “akt referimi”  ish-kryeministrit Nikola Gruevski, duke thënë se ai duhet të fillojë të vuajë dënimin me burg më 8 nëntor në burgun e Shuto Orizarit pranë Shkupit.

Gjykata në një deklaratë për shtyp tha se një korrier sot i dorëzoi aktin Gruevskit personalisht, ndërsa ai ishte përpara gjykatës për një tjetër gjyq, “pas një përpjekjeje të mëparshme të pasuksesshme për ta dorëzuar atë në një adresë shtëpie”.

Më 5 tetor, Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me dy vjet burg të Gruevskit në rastin e koduar “Tanku”, ku ai u gjet fajtor për blerjen e fshehtë të një Mercedesi 580,000 euro në vitin 2012 nga ish-ministrja e brendshme Gordana Jankuloska, të cilin ai planifikonte ta përdorte për qëllimet e tij.

Gjykata Penale fillimisht e dënoi Gruevskin në vendimin e saj të shkallës së parë në maj.

Në të njëjtin rast, Gjykata e Apelit reduktoi dënimin e një të pandehuri tjetër, ish-ndihmësministri i brendshëm Gjoko Popovski, nga gjashtë vjet e gjysmë në katër vjet e gjysmë burg.

Jankuloska u dënua me gjashtë vjet burg më parë këtë muaj në një gjyq të kryer më vete për shkak të shtatzënisë së saj. Ajo ka të drejtë ta apelojë vendimin e shkallës së parë.

Gruevski ka këmbëngulur se ky dhe rastet e tjera gjyqësore që janë ende në proces e sipër kundër tij ishin një strukturë politike e sajuar nga qeveria e re e udhëhequr nga Social Demokratët, SDSM.

Ai ishte kryeministër nga viti 2006 deri në vitin 2016. Partia e tij e djathtë VMRO DPMNE u rrëzua nga pushteti në vitin 2017 pas një krize të gjatë politike në të cilën ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u akuzuan për imponim të sundimit autoritar dhe përfshirje në korrupsion./ REPORTER.AL

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbolli shqiptar e pëson sërish nga krimi, arrestohet gjyqtari i Superiores
Bota e sportit në zi, ndahet papritur nga jeta ish-kampionia e botës »
Article Logic
Execution time: 0.02141809463501
array(1) { ["section"]=> string(77) "bleu-mercedes-600-mije-euro-gruevski-thirret-te-kryeje-denimin-me-burg-139217" }