BLLOFI i dëshmitarit X: Agroni i ka bërë vetë këto përgjime (Por ja çfarë e tradhton)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:26 17-05-2018 BLLOFI i dëshmitarit X: Agroni i ka bërë vetë këto përgjime (Por ja çfarë e tradhton)

Dëshmitari X, Albert Veliu i cili shfaqet në audiopërgjimin e PD sot ka bërë një intervistë rrëfyese ku thotë se filmimet nuk i ka bërë ai por i ka bërë vetë Agroni, pra vëllai i Fatmir Xhafajt.

Duke këmbëngulur në autenticitetin e videos, dëshmitari X thotë se zërat janë ato që dëgjohen "është dhe zëri i Ermalit dhe zëri i Altinit". “Zëri i atij, thonë zëri im, zëri i Ermalit dhe zëri i Altinit... tani po ka ndonjë zë tjetër mund të jetë zëri i plakut tim në varreza, tani nuk e di mos është ngjall plaku im”.

Por si është në dijeni të zërave të Ermalit dhe Altinit kur këta janë dy personazhe zëri i të cilëve nuk është dëgjuar ende?! (Kujtojmë se deri tani, në audiopërgjimin e publikuar nga PD dëgjohen vetëm dëshmitari X dhe Agron Xhafaj).

Si e di dëshmitari X që ka përgjime me Ermalin e Altinin kur thotë se nuk ka asnjë filmim dhe nuk është ai autori i tyre?!!

Këtyre pyetjeve ndoshta do i japë përgjigje organi i hetimit pasi selia blu me këtë intervistë të realizuar na ngatërroi më shumë.

“Filmime të tjera unë s’kam bërë, filmimet i ka bërë vetë Agroni, me dashje pa dashje, i di Agroni, jo unë. Na akuzon Andoni në anë tjetër. Ato që kanë dalë janë reale, si zëri që ne kemi folur... Gjithmonë e ha një fukara, jo i pasur. Zëri i atij, thonë zëri im, zëri i Emralit dhe zëri i Altinit... Tani po ka ndonjë zë tjetër mund të jetë zëri i plakut tim në varreza, tani nuk e di mos është ngjall plaku im. Çoje ku të duash, ai zë është. Unë e pash që te djali, që te lokali, thashë ç’ne këto përgjime ne. Agronin e kanë përgjuar të tjerë. Nga ka ardh kjo e gjen Agroni, këto përgjime”, thotë në videon e mëposhtme dëshmitari X.

Dëgjojeni!

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Izet Haxhia pajton avokat të ri, Nikolla: Të rihapet dosja ‘Hajdari’
Europarlamentari Kukan: Ballkani Perëndimor pjesë integrale e Europës »
Article Logic
Execution time: 0.030213832855225
array(1) { ["section"]=> string(89) "bllofi-i-deshmitarit-x-agroni-i-ka-bere-vete-keto-pergjime-por-ja-cfare-e-tradhton-121119" }