Bllokohen 395 kile produkte bulmeti në TIRANË, ja kush janë dy pronarët (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:11 16-04-2018 Bllokohen 395 kile produkte bulmeti në TIRANË, ja kush janë dy pronarët (EMRAT) Foto nga aksioni

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë inspektimit në tregun Agroushqimor përgjatë Autostradës Tiranë Durrës ka bllokuar 395 kg produkte bulmeti, përkatësisht djathë i bardhë lope dhe gjize për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore.

Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së, kanë kryer inspektim në dy subjekte në këtë treg, ku janë marrë edhe mostra për analizim.

Në subjektin në pronësi të shtetasit Qendrim Elezi pas analizimit të mostrave të marra, produkti djathë i bardhë ka rezultuar me ngarkesë mikrobike Escherichia coli mbi normë. Për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore në treg, trupa inspektuese e AKU-së ka sekuestruar 300 kg djathë i bardhë lope, si dhe ka marrë masën administrative në vlerën e 300.000 mijë lekëve.

Gjithashtu në subjektin në pronësi shtetasit Ibrahim Tafa, janë sekuestruar 95 kg djathë i bardhë lope dhe gjize, i cili pas analizimit të mostrave të mara, ka rezultuar me ngarkesë mikrobike E.Coli (Escherichia coli) mbi normë. Edhe për këtë subjekt është marrë masa administrative me gjobë në vlerën e 300.000 mijë lekëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rëndë në Fier, GRUAS i vendosin eksploziv në makinë
Shqipëria në pritje të hapjes së negociatave, raporti i BE: Progres në 5 pika kyçe »
Article Logic
Execution time: 0.024549007415771
array(1) { ["section"]=> string(83) "bllokohen-395-kile-produkte-bulmeti-ne-tirane-ja-kush-jane-dy-pronaret-emrat-117081" }