Bllokohen 4 HOTELE luksoze në SARANDË, KSAMIL dhe HIMARË (Ja kush janë PRONARËT- EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:34 12-07-2018 Bllokohen 4 HOTELE luksoze në SARANDË, KSAMIL dhe HIMARË (Ja kush janë PRONARËT- EMRAT) Hotelet e bllokuara

Katër hotele luksoze në Sarandë, Ksamil e Himarë janë bllokuar nga Drejtoria e Hetmit Tatimor Jugor pas një kontrolli ushtruar dje me qëllim reduktimin e informalitetit dhe rritjen e të ardhurave.

Gjatë prezencës së këtyre strukturave hetimore në terren (Sarandë, Ksamil, Himarë, etj.) është konstatuar se vijon të ketë ende tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar, apo që nuk e kanë aktivizuar aktivitetin e tyre ekonomik, që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje, që nuk disponojnë fatura të produkteve apo shërbimeve, apo që nuk regjistrojnë punonjësit.

Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në datën 11 korrik, u morën masat si më poshtë vijojnë:

- Për subjektin Ilia Kolagji, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Mimoza Ali, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Alqiviadhi Llazari, me vendndodhje në Potam, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Marilena Hotel Ksamil, penalizim për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë me vlerë 50,000 lekë. Për këtë subjekt u vendos masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, sakaq, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror, si për turistët vendas, ashtu edhe për ata të huaj.

37066133_2121236174782388_3080493438253137920_n.jpg

37032660_2121236374782368_2026949312142901248_n.jpg

37002706_2121235558115783_699138336970768384_n.jpg

37030189_2121235681449104_3786660317405118464_n.jpg

37019506_2121235798115759_1188683786020192256_n.jpg

36933363_2121235874782418_1528141774709587968_n.jpg

 

vl2.jpg

vlor.jpg

vl1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Abuzimi me tenderat e ushqimeve në burgje, Krimet e Rënda japin vendimin për ish-nëndrejtorin e burgjeve
Spitali Amerikan shpëton turistin hungarez, kirurgjia e suksesshme dhe në kohë i rikthen normalitetin pacientit hungarez »
Article Logic
Execution time: 0.0044381618499756
array(1) { ["section"]=> string(90) "bllokohen-4-hotele-luksoze-ne-sarande-ksamil-dhe-himare-ja-kush-jane-pronaret-emrat-127671" }