Bllokohen rreth 5 milion euro në portin e Durrësit, del emri i pronarit të firmës së transportit dhe porositësi i dyshuar i 'Toyota Yaris'

Publikuar tek: barometri, më 08:15 25-06-2018 Bllokohen rreth 5 milion euro në portin e Durrësit, del emri i pronarit të firmës së transportit dhe porositësi i dyshuar i 'Toyota Yaris'

Një sasi e madhe eurosh, rreth 5 milion, janë gjetur në një automjet në Portin e Durrësit, ditën e sotme.

 

Sipas burimeve nga policia eurot u gjetën të fshehura në dy makina tip “Toyota Yaris” pa targa, të ngarkuara në një trajler së bashku me makina të tjera të nisura nga Belgjika.

Ka dyshime se shuma e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale. Ato kanë mbërritur në portin e Durrësit të fshehura në makinat e nisura nga Belgjika përmes linjës së trageteve Ancona-Bari, të ngarkuara në trajlerin me targa "AA 120 SP", në pronësi të shtetasit Edi Lika, i cili disponon firmën "Klevi-888" e transportit të automjeteve. Ai është shoqëruar në polici ku ka deklaruar se nuk ka dijeni për shumën e parave të gjetura, por ka treguar emrin e biznesmenit që ka porositur ngarkesën me makina.

Fillimisht u tha se shuma e eurove ishte rreth 1.5 milion, ndërsa raportohet të ketë shkuar 4 deri në 5 milion euro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03134298324585
array(1) { ["section"]=> string(142) "bllokohen-rreth-5-milion-euro-ne-portin-e-durresit-del-emri-i-pronarit-te-firmes-se-transportit-dhe-porositesi-i-dyshuar-i-toyota-yaris-125611" }