Bllokojnë hyrjen e fakultetit, përplasje mes studentëve dhe policisë te Juridiku

Publikuar tek: aktualitet, më 09:48 11-01-2019 Bllokojnë hyrjen e fakultetit, përplasje mes studentëve dhe policisë te Juridiku

Studentët e Juridikut të ngujuar në fakultet që prej mëngjesit të djeshëm e kanë  nisur sot ditën të tensionuar. Ata janë përplasur me rojet e sigurisë, pasi këtë të fundit nuk i lejojnë studentët që të bllokojnë hyrjen e fakultetit me banka.

Ndërkohë, përplasje mes studentëve dhe forcave të sigurisë në këtë fakultet ka pasur edhe në mesnatë, ku policisët privatë nuk i lejojnë të qendrojnë të ngujuar.

Kujtojmë se ditën e djeshme studentët e Juridikut paraqiten kërkesat e tyre në dekanat si mëposhtë:

1- shtyrja e sezonit dhe procesit mesimor deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare.

2- shtyrja e afatit te pagimit te tarifave dhe shtyrja e procedurave per marrjen e bursave deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare

3- nisja e nje plan veprimi nga dekanati, per plotesimin e kerkesave qe varen drejtperdrejt nga ai.

4- mospenalizimi i studenteve apo marrja e masave ndaj tyre, deri ne perfundimin e bojkotit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10330986976624
array(1) { ["section"]=> string(86) "bllokojne-hyrjen-e-fakultetit-perplasje-mes-studenteve-dhe-policise-te-juridiku-148328" }