Blogeri arab i dënuar me 10 vite burg dhe 1 mijë goditje, fiton çmimin e të drejtave të njeriut “Sakharov”

Publikuar tek: kulture-art, më 13:07 29-10-2015 Blogeri arab i dënuar me 10 vite burg dhe 1 mijë goditje, fiton çmimin e të drejtave të njeriut “Sakharov”

Një bloger arab, Raif Badawi, i dënuar me 10 vjet burg dhe 1 mijë goditje si i dyshuar për blasfemi nga Arabia Saudite ka marrë çmimin për të drejtat e njeriut “Andrei Sakharov”, ka bërë të ditur për median kryetari i Parlamentit evropian Martin Schultz, në Strasburg. 

Schultz e ka ftuar mbretin e Arabisë Saudite që të lirojë Badawi që ai të mundet të marrë personalisht çmimin që i është akorduar.  “Fjala është për shembullin e mirë të njeriut që është dënuar me dënimin më brutal”, ka thënë Schultz para gazetarëve.

Çmimi “Sakharov” ndahet që nga viti 1998. Fituesi i parë ka qenë Nelson Mandela. Ky çmim jepet në emër të njohjes dhe punës kurajoze të Andrei Sakharov për të drejtat e njeriut, mbrojtjen e karrierës së tij shkencore, pavarësisht humbjes së lirisë. Jepet me kontributet e miqve të Andrei Sakharov dhe ka një vlerë monetare prej 10 mijë dollarësh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Filmi Kosovar “Babai” do të konkurrojë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Gjenevë
Këpucët 100 vjeçare të një vogëlushi nga Korça në Muzeun e Emigrantëve në SHBA (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.019243001937866
array(1) { ["section"]=> string(109) "blogeri-arab-i-denuar-me-10-vite-burg-dhe-1-mije-goditje-fiton-cmimin-e-te-drejtave-te-njeriut-sakharov-24232" }