Blogerja shkruan një libër për vajzat e shëndosha dhe thotë: Ato duhet të duan veten

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:41 28-10-2015 Blogerja shkruan një libër për vajzat e shëndosha dhe thotë: Ato duhet të duan veten Jes Baker, blogerja qe ka shkruar librin per vajzat e shendosha

Jes Baker është një blogere dhe një avokate e imazhit të trupit të shëndoshë. Kohët e fundit ka nxjerrë në treg librin “Gjëra që askush nuk duhet tia thotë një vajze të shëndoshë”. Ajo ndan inspiratat e saj se pse të gjithë duhet të pranojmë trupat tanë. 

“Në më pak se dy vjet isha e zhytur në veten time dhe ndihesha e pafuqishme. Besoja se nuk do të gjeja dot një partner që të më donte mua dhe trupin tim” shkruan ajo.

“Mendoja se ndokush do të shihte vetëm si dukesha. Gjithashtu ndjeja se vetëm një kategori njerëzish mund të dashuronin një vajzë të shëndoshë. Dhe ishin njerëz me të cilët asnjëherë nuk do të mund të dilja në një takim. I hodha të gjitha këto mendime në një blog dhe fillova të ndihesha më e fortë. Gjatë viteve kur vazhdoja Blogun tim dhe duke folur me vajza në gjithë vendin rreth imazhit të trupit, kuptova se kishte shumë gjëra pas ndjenjave të mia dhe kuptova se normat sociale inspironin shumë nga mendimet që kisha. Kjo ideja se vajzat e shëndosha mbeten të padashuruara është një gënjeshtër” shkruan ajo.

“Çdokush duhet të dashurohet dhe të pranohet. Dhe vajzat e shëndosha kanë një dashuri autentike, seksi dhe të vazhdueshme. Ideja pas blogut tim, u kthye në një ide për librin. Eshtë plot me mendime që besoj se kam mësuar dhe shumë informacion që shpresoj të ndihmojnë edhe gratë e tjera. Ndërkohë që është një libër për vajzat e shëndosha nga perspektiva e një vajze të shëndoshë, shpresoj se ky mesazh të mbetet në qendër dhe të arsyetohet nga çdokush. Ne duhet të pranojmë veten dhe trupat tanë. Ka shumë trupa e njerëz që përpiqen të kuptojnë se si ndihen brenda trupave të tyre. Unë dua që vajzat e shëndosha të pranojnë se shëndeti nuk është një fjalë që përshkruan sesi duket një person” shkruan ajo. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02370810508728
array(1) { ["section"]=> string(89) "blogerja-shkruan-nje-liber-per-vajzat-e-shendosha-dhe-thote-ato-duhet-te-duan-veten-24161" }