Blushi ankohet në mbledhjen e PS-së për referendumin, Ruçi: S’jemi përgjegjës për materialet zgjedhore

Publikuar tek: politike, më 13:48 11-04-2016 Blushi ankohet në mbledhjen e PS-së për referendumin, Ruçi: S’jemi përgjegjës për materialet zgjedhore

Ben Blushi ankohet në mbledhjen e Partisë Socialiste për mënyrën se si u organizua referendumi, për numrin e anëtarëve, transparencën dhe materialet zgjedhore. Por gjatë takimit të socialistëve, ka qenë kreu i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi që i ka kthyer një përgjigje të prerë. Rama s'ka qenë i pranishëm, pasi është nisur drejt SHBA-ve, ku do takojë presidentin amerikan Barack Obama.

‘’S’jemi përgjegjës për materialet zgjedhore’’, ka reaguar Ruçi.

Bëji kërkesë komisionit zgjedhor të partisë për materialet. Nuk jemi ne përgjegjës për materialet zgjedhore’’, ka thënë më tej Ruçi.

Në debat ka ndërhyrë edhe deputetja Blerina Gjylameti. Ajo ka thënë para socialistëve se Blushi i ka kërkuar llogari për shifrat.

‘’Blushi më kërkonte mua llogari për shifrat’’, ka thënë ajo. Ndërsa Erion Braçe ka folur për diçka krejt tjetër, duke ngritur shqetësimin se pse ministrat nuk vijnë në Kuvend gjatë seancave.

Rezultati pas referendumit qe befasues, 95% votuan ‘’Pro’’ Ramës, së paku siç bëri me dije ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha përfundon takimin me aleatët: 3 gjërat për të cilat ramë dakort
"Rea, vajza e Linda Ramës e punësuar në studion që projektoi sheshin Skënderbej" »
Article Logic
Execution time: 0.019718885421753
array(1) { ["section"]=> string(106) "blushi-ankohet-ne-mbledhjen-e-ps-se-per-referendumin-ruci-s-jemi-pergjegjes-per-materialet-zgjedhore-37391" }