Blushi dhe Hafizi në Berat: Shqipëria mund të bëhet, t’i japim fund tragjedisë

Publikuar tek: politike, më 18:51 16-04-2016 Blushi dhe Hafizi në Berat: Shqipëria mund të bëhet, t’i japim fund tragjedisë

Deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi të shoqëruar nga anëtarët e Partisë Socialiste, Maqo Lakrori, Marko Bello dhe Petrit Ago kanë zhvilluar sot një takim në qytetin e Beratit.

Blushi ka thënë se ajo që i mblodhi në atë sallë ishte dëshpërimi, pasi sipas tij Shqipëria është një vend i dëshpëruar që 25 vjet demokraci nuk mori atë që priste. Deputeti socialist theksoi se ka ardhur koha për të bindur qytetarët se Shqipëria mund të bëhet duke i dhënë fund këtij 25 vjeçari tragjik.

“Shqipëria mund të bëhet duke i dhënë fund këtij 25 vjeçari tragjik. Gjendja është rëndë pasi kanë munguar reformat dhe sot Shqipëria është një vend i papunë dhe më i korruptuar”, u shpreh ai.

Blushi foli edhe për Kongresin dhe referendumin në PS, ndërsa ka theksuar se pas 25 vitesh janë duke u vjedhur votat e socialistëve.

Edhe deputetja tjetër, Mimoza Hafizi është shprehur se ka ardhur koha që socialistët të ngrënë zërin për problemet që shohin. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ahmetaj në Fier për informalitetin: Së shpejti lancojmë aplikacionin e tatimpaguesit dixhital
Deputeti shqiptar unazë me diamante gruas për ditëlindje: Kam 20 vjet që të bëj dhurata »
Article Logic
Execution time: 0.022742986679077
array(1) { ["section"]=> string(82) "blushi-dhe-hafizi-ne-berat-shqiperia-mund-te-behet-t-i-japim-fund-tragjedise-37864" }