Blushi e Hafizi nuk presin, pavarësisht Asamblesë nisen drejt Peshkopisë për të folur me strukturat

Publikuar tek: politike, më 14:26 23-04-2016 Blushi e Hafizi nuk presin, pavarësisht Asamblesë nisen drejt Peshkopisë për të folur me strukturat Materialet e paraqitura nga Mimoza Hafizi per takimin me strukturat e PS ne Peshkopi

Pavarësisht zhvillimeve që kanë ndodhur në mbledhjen e sotme të asamblesë së Partisë Socialiste, ku ende numërohen votat për të zgjedhur anëtarët e kryesisë dhe sekretariatin e kësaj partie, dy deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, kanë zgjedhur një tjetër qytet për të bashkëbiseduar me strukturat. 

Mimoza Hafizi nëpërmjet një postimi në rrjetin social thotë se dy deputetët dhe të tjerë mbështetës janë nisur drejt Peshkopisë, “për një takim të madh me qytetarë dibranë, ku do bisedojmë me mendje e zemër të hapur për Shqipërinë mbi Partinë”.

Nuk dihet nëse këtij itinerari të dy deputetëve do t’u bashkëngjiten dy deputetët që sot nuk pranuan të jenë pjesë e strukturave të Kryesisë së PS, edhe pse u propozuan nga Edi Rama. Bëhet fjalë për Arta Daden e Namik Doklen. Gjithsesi, deputetët rebelë socialistë nesër do të diskutojnë me strukturat e Dibrës.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ylli Manjani: Deklarata e Berishës nuk duhet marrë seriozisht, mos bëni analogji me '97-ën
Bregu kritika Bashës dhe Berishës: Këmbana po bie fort »
Article Logic
Execution time: 0.017208099365234
array(1) { ["section"]=> string(104) "blushi-e-hafizi-nuk-presin-pavaresisht-asamblese-nisen-drejt-peshkopise-per-te-folur-me-strukturat-38474" }