Blushi flet pas mbledhjes së PS: Çfarë e pengon të thotë emrat e kriminelëve dhe kërkesa që i bëri Ramës

Publikuar tek: politike, më 14:35 07-03-2016 Blushi flet pas mbledhjes së PS: Çfarë e pengon të thotë emrat e kriminelëve dhe kërkesa që i bëri Ramës

Deputeti Ben Blushi fill pas mbledhjes së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka komentuar për mediat atë çfarë ndodhi në Elbasan si dhe kërkesën që i bëri Ramës në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Blushi i ka kërkuar Ramës dhe partisë së tij të distancohet nga incidenti i Elbasanit ku pranoi se është tentuar të ushtrohet dhunë ndaj tij.

Pyetjes se pse nuk i thotë emrat e kriminelëve, Blushi tha se për këtë duhet të pyetet Rama i cili votoi ligjin e dekriminalizimit.

“E kapërcyen të drejtën dhe sulmuan një njeri me patëdrejtë një njeri që i kishte kërkuar zgjedhje të lira.

Duhet të pyesni koleget (i referohet kërkesës së deputeteve Hafizi dhe Dade), unë do doja që PS të distancohej sepse ky nuk është problemi im ky është problem i një partie të madhe që përveçse të qeverisë, ka rol nedhe të edukojë njerëz dhe nëse nuk distancohet nga njerëz që fyejnë, dhunojnë, ky është një problem i madh. Pedagogjia politike nuk po funksionon.

Duhet të pyesni Ramën çfarë mendon për incidentin dhe sa përgjegjës ndihet”, tha Blushi duke komentuar ngjarjen e Elbasanit.

Çfarë pengon  të thotë emrat e kriminelëve?

“PS ka votuar ligjin e dekriminalizimit dhe nëse ka votuar një ligj , nëse s’ka paësur kriminelë pse e ka votuar? Pse e votoi Rama ligjin nëse s’kishte kriminelë? Pra kjo nuk është pyetje për mua por për PS, prokurorinë dhe policinë, ata e dinë kush janë kriminelët të parlament”, tha deputeti.

Sa i takon asaj çfarë u diskutua në mbledhjen me dyer të mbyllura, Blushi tha:

“Nuk tregoj kurrë çfarë ndodh në një mbledhje me dyer të mbyllura, u përpoqa të shpjegoja atë që ndodhi në Elbasan, pati shenja dhune, kundërshtie me dhune dhe PS duhet të distancohet nga kjo tendencë”, theksoi kandidati për kreun e PS.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta zbardh takimin me Ambasadorin Amerikan Donald Lu, çfarë u tha në bisedën mes tyre
Erjon Braçen e shastis Ben Blushi. Deputeti shpjegon arsyen pse »
Article Logic
Execution time: 0.024266958236694
array(1) { ["section"]=> string(109) "blushi-flet-pas-mbledhjes-se-ps-cfare-e-pengon-te-thote-emrat-e-krimineleve-dhe-kerkesa-qe-i-beri-rames-34465" }