Blushi i ashpër: PS po drejtohet si koncesion, koalicioni jo shumë stabël. Duhen zgjedhje në parti, edhe karnavalet e kanë një datë. Kongresi u bë si kometë

Publikuar tek: politike, më 13:45 25-01-2016 Blushi i ashpër: PS po drejtohet si koncesion, koalicioni jo shumë stabël. Duhen zgjedhje në parti, edhe karnavalet e kanë një datë. Kongresi u bë si kometë

Deputeti Ben Blushi është treguar sërish i ashpër sot me  kryeministrin Edi Rama dhe me mënyrën si ai po e drejton PS-në.

Pas protestës së 60 socialistëve, Blushi deklaroi se PS-ja po drejtohet si koncesion. ‘’Duhen zgjedhje në PS, edhe karnevalet e kanë një datë. Kongresi u bë si kometë’’, tha Blushi.

“Duhet një mbledhje asambleje që të korrektojmë vendimin e mbledhjes së fundit, ku morëm vendim të mbahej në janar Kongresi, edhe karnavalet e kanë një datë, Kongresi u bë si kometë. PS është në moment kritik, duhet të ketë zgjedhje, koalicioni jo shumë stabël, reforma s’po merr drejtimin e duhur.

Kryetari është i vetmi që ka një mandat 7-vjeçar, po shkon në mandat të përhershëm, edhe Merkeli është zgjedhur para disa muajsh.

Kjo normë nuk mund të negociohet, e panegociueshme. Edhe në kohën e PPSH-së Enver Hoxha zgjidhej në 4 vjet, formalisht, po zgjidhej.

Organizatat po mblidhen në mënyrë shumë klandesine, shpresojmë ta korrigjojnë nsumë shpejt.

Një parti, e cila nuk bën zgjedhje në përgjithësi ka një raport të vështirë me të vetët dhe ata që e kanë zgjedhur. Shkoni pyesni një socialist të thjeshtë.

Ka personazhe që caktojnë njerëzit e tyre pa zgjedhje. Ky nuk është një biznes privat që të jepet me koncesion. Jo e gjithë PS-ja është koncesion. Moment kritik edhe për këtë arsye, por edhe për shkak të  ekonomisë. Nëse ju më bindni që është mirë, që nuk ka korrupsion, koncesione të dyshimta…unë them kështu është.

Jo nuk besoj se ka arsye të parakohshme për zgjedhje të parakohshme.

Unë nuk mund ta them këtë gjë, shpejt për të folur dhe në kamera, sot u kërkua analizë, siç pati edhe njerëz që kërkuan kongres dhe zgjedhje. Statuti i PS-së thotë se zgjedhjet bëhen njëherë në 4 vjet.

Nga 2009-2011 pa zgjedhje, pa Kongres, pa delegatë. Pa kryetar partie.

Ju mendoni se jam i vetmi, por nuk është kështu. Një formë e drejtimit koncesionar, është e papranueshme. Kush qeveris, PS apo Rilindja? Ka ardhur koha të qeverisë PS dhe jo Rilindja.

Unë po e them publikisht, si nuk mendoni se nuk e them. Janë krijuar forume që nuk ekzistojnë. PS nuk mund të ketë një ''Parlament'' jashtë Kongresit…

Kur të ketë zgjedhje, do ua them. Po sot nuk ka zgjedhje.”, tha Blushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta i përgjigjet letrës së PD: I bindur se vendimi do merret në seancën e parë të Kuvendit
Donald Lu thërret për drekë në rezidencën e tij Lulzim Bashën »
Article Logic
Execution time: 0.0041170120239258
array(1) { ["section"]=> string(157) "blushi-i-ashper-ps-po-drejtohet-si-koncesion-koalicioni-jo-shume-stabel-duhen-zgjedhje-ne-parti-edhe-karnavalet-e-kane-nje-date-kongresi-u-be-si-komete-30884" }