Blushi i bën 8 propozime Partisë Socialiste: Kolegët t'i votojnë gjatë Kongresit (TË PLOTA NE BRENDESI)

Publikuar tek: politike, më 10:38 02-03-2016 Blushi i bën 8 propozime Partisë Socialiste: Kolegët t'i votojnë gjatë Kongresit (TË PLOTA NE BRENDESI)

Ben Blushi i ka bërë sot Partisë Socialiste, në të cilën është anëtar dhe deputet. Blushi bën sot propozime konkrete, të cilat thotë se duhen votuar gjatë Kongresit. Shteti social dhe mirëqenia duket se janë dy nga pikat delikate, për të cilat Blushi këmbëngul.

“PS-ja të përcaktohet se për çfarë parimesh qëndron. Çfarë mund të ofrojë PS-ja për shtetin social dhe mirëqënien? PS-ja është deklaruar si e majtë demokratike, le ta respektojë. Zgjedhjet në PS zhvillohen para atyre Parlamentare’’, shpjegon Blushi.

Newsbomb.al sjell për ju propozimin e plotë të Blushit për statutin, së bashku me ndryshimet që kërkon.

"1.Shteti Social 2.Primaret 3.Sindikatat 4.Kufizimi i mandateve 5.Papajtueshmëria e mandateve 6.Financimet 7.Etika e Partisë Socialiste 8.Lista e Antarësisë", janë pikat e rëndësishme që prek Blushi.

Blushi përcakton se mandatet brenda partisë për kryetarin e saj, nuk duhet të jenë më shumë se dy.

"Në Statutin e Partisë Socialiste, Kryetari i Partisë dhe Kryetarët e Partise se bashkive nuk kanë mandat të kufizuar.

Në përgjithësi, praktikat me moderne të partive evropiane kanë nisur t’i kufizojnë mandatet për të zgjedhurit, veçanërisht për ata që kanë mandate ekzekutive.

Edhe në Shqipëri,tendenca evropiane për të reduktuar kapjen dhe manipulimin e votuesve apo të antarësisë përmes pushtetit të gjatë dhe të pakontrolluar ka nisur të kthehet në normë, siç ishte rasti i ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”,i cili përcaktoi për herë të parë se mandatet e të zgjedhurve vendorë nuk duhet të jenë me shumë se tre.

Në këtë frymë, mendoj se mandati i Kryetarit të Partisë Socialiste dhe Kryetarëve të Partise se Bashkive të mos jetë me shumë se dy,çka do rriste mundësinë për konkurrencë dhe ndryshim brezash brenda një grupi politik që rinovohet përmes votës.", propozon deputeti.

{gallery}blushiprop{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti socialist Pjerin Ndreu: Projektligji për spiunët në administratë të parashikojë rastet e sinjalizimit të rremë
Lushnja me një frymëmarrje të re, Rama publikon pamjet e qytetit (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.019341945648193
array(1) { ["section"]=> string(106) "blushi-i-ben-8-propozime-partise-socialiste-koleget-t-i-votojne-gjate-kongresit-te-plota-ne-brendesi-34000" }