Blushi i përvishet opozitës: Kjo s’ishte protestë por çrregullim në trafik. Doni të shkoni drejt 21 janarit apo 14 shtatorit?

Publikuar tek: politike, më 14:42 17-12-2015 Blushi i përvishet opozitës: Kjo s’ishte protestë por çrregullim në trafik. Doni të shkoni drejt 21 janarit apo 14 shtatorit?

Ben Blushi sot në Kuvend ndryshe nga herët e fundit ka vënë në “shënjestër” opozitën duke i kujtuar ndër të tjera grushtin e shtetit të 1998 dhe atë të 21 janarit 2011. Për Blushin kjo e sotmja “nuk ishte protestë por një çrregullim në trafik”.

“Po e shoh me keqardhje që nuk keni mundësi për të frymëzuar ata që protestojnë në Shqipëri. Kjo sot nuk ishte protestë por çrregullim në trafik, nuk po e krahasoj me atë të parën që ishte pak më e madhe, por mu duk si një takim muratorësh që kur i ratë atij bunkerit që me thënë të drejtën mua nuk më pëlqen fare. Goditja e atij bunkerit më ngjau me vitin 1998, gjëja e vetme që bëtë ishte që hoqët aty ato llamarinat dhe ne pamë çfarë kishte aty mbrapa. Por bunkeri nuk ishte një vepër arti. Sigurisht që s’është dhe ne të këtij krahu duhet të ishim më të kujdesshëm. Jeni e vetmja parti që dhunoni edhe në pushtet edhe në opozitë. Edhe më 21 janar 2011, i ratë institucioneve zyrave, ku punoni u mbushën me plumba.  Më 14 shtator bëtë një grusht shteti, sepse e tillë ishte ajo që bëtë, më 21 janar vratë 4 vetë. Tani me këto protesta që bëni, ku po shkoni drejt 21 janarit apo 14 shtatorit? Sepse nuk ka mundësi të tretë, o 14 shtator o 21 janar.

Plani që keni ju është, qeveri teknike apo zgjedhje të parakohshme, është normale që çdo opozitar i do këto. Ju doni qeveri teknike, teknike është qeveria që kemi ne. E doni me politike se kaq? Kjo mazhorancë do jua japë, por do jetë më keq për ju! Kërkoni zgjedhje të parakohshme, po keni 8 vjet që e kërkoni.

Por ka një mundësi. Po flitet për reformën në drejtësi, por perceptimi është që ju nuk e doni. Do ishte mirë të dinim çfarë ka ai draft i reformës në drejtësi. Unë nuk besoj se do keni mundësi të rezistoni dhe ta bllokoni ketu ne Parlament. Por në qoftë se e bëni mund të bëhet referendum dhe referendumi janë zgjedhjet e parakohshme. Rrugë tjetër për të pastruar politikën nuk ka. Kjo klasë politike nuk është pastruar dot me zgjedhje, as të parakohshme, as të paskohshme.Është një koleg, Bashkim Fino  që më thotë: Ore do thuash një fjalë të mirë për këtë qeveri? Ja ky ligji i sjellë sot.  Ky ligj që ka sjellë sot qeveria  garanton që reforma territoriale është funksionale”, tha Blushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pasi i goditi me vezë, Basha u jep dorën policëve të protestës
Diplomacia shqiptare uron në latinisht Papa Françeskun (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.05250883102417
array(1) { ["section"]=> string(128) "blushi-i-pervishet-opozites-kjo-s-ishte-proteste-por-crregullim-ne-trafik-doni-te-shkoni-drejt-21-janarit-apo-14-shtatorit-27992" }