Blushi jep 4 arsye pse nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme

Publikuar tek: politike, më 13:51 15-03-2016 Blushi jep 4 arsye pse nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme

Ben Blushi ka qenë i pari që ka dhënë komentin e tij, menjëherë pas mbylljes së mbledhjes së grupit të PS-së. Blushi ka dhënë 4 arsye pse nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, kundër asaj që mendon Pandeli Majko.

Sipas Blushit një nga arsyet, renditur ndër të parat, është se Partia Socialiste do t'i humbasë zgjedhjet, nëse hyn. Më pas ai ka renditur përdorimin e versionit ''zgjedhje të parakohshme'', si një kërcënim për prishjen e koalicionit PS-LSI, e më pas gjendjen ekonomike të vendit. Sipas Blushit nuk ka garancipër mbledhjen e votave të nevojshme, nëse versioni ''zgjedhje të parakohshme'' vjen si kundërpërgjigje për mungesën e votave për Reformën në Drejtësi.

“Unë besoj se kushdo që do ta çojë PS-në në opozitë, propozon zgjedhje të parakohshme, se këtë përfundim do të kishin.

Nëse shkojmë pa koalicionin që kemi dhe nëse janë një kërcënim për të prishur koalicionin. Po unë nuk jam i prirur ta marr seriozisht.

Nëse do ketë zgjedhje se nuk po mblidhen votat për Reformën në Drejtësi, çfarë garancie ka që Parlamenti i ardhshëm do t’i ketë votat?

Zgjedhjet e parakohshme trembin tregjet, jemi sot në deflacion. Më duket si një lojë me peta brenda koalicionit.’’, komentoi shkurt Blushi.

Dhe ndryshe nga zakonisht, bëri vetëm këtë koment duke mos argumentuar më qëndrimin e tij dhe tezat për zgjedhje brenda PS-së.

Ai e mbylli vetëm me një përgjigje për gazetarët: “Akoma keni pyetje? Unë s’kam më përgjigje për sot’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Edi Rama merr në mbrojtje të kërkuarin e FBI për mashtrim financiar", PD e fut në rreth
Meta inaguron fabrikën e përpunimit të qumështit në Universitetin Bujqësor të Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.016973972320557
array(1) { ["section"]=> string(70) "blushi-jep-4-arsye-pse-nuk-duhet-te-kete-zgjedhje-te-parakohshme-35145" }