Blushi: Kjo qeveri i ka tradhëtuar të varfërit, buxhetin do e votoj por me hundën mbyllur

Publikuar tek: politike, më 19:03 04-12-2015 Blushi: Kjo qeveri i ka tradhëtuar të varfërit, buxhetin do e votoj por me hundën mbyllur

Deputeti i Parisë Socialiste, Ben Blushi ka folur sërish me tone të ashpra ndaj qeverisë që sipas tij nuk njeh realitetin në vend, ka tradhëtuar të varfërit duke ia bërë jetën më të vështirë dhe ka mungesë idesh dhe modestie.

Blushi tha se qeveria po jep me koncesion çdo gjë, përfshi edhe një pjesë të madhe të shërbimeve duke e bërë të pakuptueshme nëse populli ka votuar për qeverinë apo privation. Në mbyllje të fjalës së tij Ben Blushi u shpreh se buxheti i qeverisë është i ngjashëm me dhjetëra buxhete të tjera, të cilin tha se “do ta votoj, por me hundën mbyllur”.

Fjala e plotë:

Unë besoj se në 2 vite qeverisje ne kemi arritur, jo me qëllim por me sukses, ta pastrojmë Shqipërinë nga të varfërit. Kemi arritur t’ua bëjmë jetën më të vështirë. A përfiton një i varfër më shumë asistencë sociale. A është më e lirë kosto e shëndetësisë, e arsimit? A i janë shtruar atij më shumë rrugët?  A është një i varfër sot i detyruar të shkojë në emigracion? A paguan një i varfër më pak rryshfet? A është kosto e drejtësisë më e lirë?

A mund të gjej këtu një të varfër, në qoftë se ai nuk është pjesë në partitë tona dhe të numërtojë votat tona? Jeta e një të varfëri po bëhet çdo ditë e më e vështirë. Kjo qeveri i ka tradhëtuar të varfërit.

Mua më vjen keq kur e them, kjo qeveri ka edhe një problem shtesë: Ia shton koston të varfërve, ajo nuk është modeste. Bota ka pasur shumë dështime në luftën e vetë kundër varfërisë. Ka kosto sociale, konflikte, të fuqisë punëtore, të trurit.

Edhe sot këtu nuk u fol kundë vrafërisë por u fol kundër atyre që thonë se varfëria po rritet.

Rinia po plaket nga papunësia. Nuk janë paratë që i mungojnë kësaj qeverie. janë dy gjëra më të rëndësihshme që i mungojnë: Idetë dhe modestia.

Pas shumë përpjekjesh si sindikalist i njohur Lula u bë president i Brazilit. Ai i mblodhi ministrat e vetë dhe i tha do ju tregoj Brazilin se ju nuk e njihni Brazilin. Gjysma e tyre qanë aty kur i çoi në lagjet e varfra, sepse thanë ne nuk e njohim Brazilin. Jam i sigurt se qeveria tonë nuk do qante pasi nuk e njeh varfërinë në Shqipëri.

A e di qeveria çfarë do të thotë të jesh i varfër? Që varfërinë ta trashëgosh nga babai, te i biri, te nipi? Çfarë mendon një i varfër kur sheh këtë Parlament. Qe ai nuk përfaqësohet dot.

Çfarë ka ndryshuar në dy vjet? A ka ndryshuar modeli ekonomik? Unë kam dëshirë të besoj se ka ndryshuar por problem është se e kam shumë të vështirë të provoj se ka ndryshuar.

Në variantin e atyre të vitit 2013, kafsha më e fortë fitonte më shumë. Por këtë xhungël shqiptare e hoqën qafe me vota në vitin 2013. Por çfarë mekanizmi kemi sot?

Kapitalizmi që kemi sot ne nuk është zoologjik por është blektoral, nuk fiton kafsha më e fortë por delja më e bindur. Kapitalizmi tonë nuk kafshon por blegërin.

Në këtë shumicë nuk ka pasur kurrë pengesë për të bërë reforma. Ore vërtet besoni ju se ky që kam këtu mbrapa nuk bën zgjedhje në parti kujtoni se ka guximin të bëjë zgjedhje për popullin?

E dini besoj që një i diplomuar që fiton më shumë se 1 milion lekë, taksohet 23% ndërsa ai që fiton mbi 1 milionë euro taksohet 15%. Kjo nuk ëhstë e drejtë. Kjo nuk është taksa progresive. Por çfarë po bëhet me shtresën e mesme? I është rënduar 5-fish sigurimet shoqërore. E theksoj dhe dua ta them, taksa që kemi vënë nuk është taksë progresive është e sheshtë.

Unë nuk jam kundër koncesioneve. Shteti duhet të ketë pak dorëne shkurtër. Dora e tij nuk mund të shkojë kudo. Shumica e koncesioneve dështuan. Ato shtuan korrupsionin. Ajo që po ndodh me koncesionet është se po kthehen në modë. Shpenzimet po rriten. Kufiri i koncesionit, parimi i koncesionit nuk duket në horizont. Sipas meje, shërbimet nuk mund të jepen me koncesion. Disa që qeveria nuk i bën dot mund t'i japë me koncesion. Edhe ushtria është shërbim, a duhet ta japim me koncesion? Po diplomacinë, a ta japim edhe atë me koncesion? Nuk funksonon kështu.

Se në fund fare lind pyetja për kë votojnë për privatin apo qeverinë.

Ky buxhet që kemi sot është po aq konfuz, po aq kaotik, po aq pa ide, sa 10 apo 15 buxhete qe unë i njof që kanë kaluar në Parlament. Theksi i këtij buxheti është të kufizojë borxhin. Ky nuk është një buxhet zhvllimi është një buxhet korrektimi. Natyrisht me gjithë këto që thashë unë do ta votoj këtë buxhet.

Montaneli u mërzit një ditë duke votuar të djathtën italiane pa fund edhe pse po kalbej. Dhe një ditë i thanë: Po prapë do ta votosh të djathtën? Po tha, - por duke mbyllur hundët. Edhe unë do ta votoj buxhetin por duke mbyllur hundën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ti qytetar që je neveritur nga kjo sallë, ki ende shpresë”
PS ‘i përgjigjet’ PD, më 8 dhjetor organizon festë me të rinjtë »
Article Logic
Execution time: 0.024202108383179
array(1) { ["section"]=> string(93) "blushi-kjo-qeveri-i-ka-tradhetuar-te-varferit-buxhetin-do-e-votoj-por-me-hunden-mbyllur-26977" }