Blushi-Kodheli, a po luftojnë për Tiranën?

Publikuar tek: politike, më 12:14 18-02-2015

Një detaj tjetër ka dalë në dritë nga darka e fundit mes Ramës dhe Blushit, në restorantin e deputetit Dashamir Peza në Pezë. Deputeti Ben Blushi jo vetëm që nuk i ka sheshuar punët me Edi Ramën, por ka ‘’sulmuar’’ edhe deputetë të tjerë të pranishëm në bisedë.

Gjatë debatit Rama-Blushi për reformat, masat, punën e qeverisë dhe dështimin e saj ka ndërhyrë Blendi Klosi për të qetësuar situatën. Mësohet se Blushi i është kthyer Klosit me shprehjen: ‘’ti mos u mpreh kot, se nuk të bën njeri kryetar bashkie”.

Debati ka patur si kontekst punën e ministres Mimi Kodheli, e cila në të vërtetë po përflitet si një nga kandidatet për Bashkinë e Tiranës. Kujtojmë se Kodheli ka hyrë në politikë nga dyert e Bashkisë së Tiranës, duke mbajtur postin e nëkryetares së Bashkisë së Tiranës, kur Rama ishte kryetar.

A duket kjo një luftë e Blushit brenda PS-së, me qëllim që të ‘’kapë’’ vendin e kandidatit për Bashkinë e Tiranës, apo thjesht një kritikë e zakonshme ''alla Blush'', për kandidaten e re të PS-së për Tiranën?

Megjithatë Kodheli e ka mohuar muaj më parë ambicien për të qenë kryetare e Bashkisë së Tiranës.

"E dua këtë qytet më shumë se çdo gjë në botë. Çdo gjë e parë që më ka ndodhur më ka ndodhur, brenda këtij qyteti. I njoh çdo detaj këtij qyteti por besoj që e kam dhënë. Jo, besoj që e kam dhënë kontributin tim për qytetin. Kam në dorë dhe jam duke menaxhuar një nga portofolet më të rëndësishme të qeverisë. Kam bërë një betim dhe kam marrë një angazhim që reformën që kam nisur do ta çoj deri në fund. Besoj që do të vazhdoj të jem ministre e Mbrojtjes. Ka një logjikë kur kjo bëhet. Unë besoj që kandidati që do të vijë do jetë absolutisht një zgjedhje shumë e mirë e kryetarit dhe e partisë. E shpresoj shumë këtë gjë sepse katër vitet e fundit Tiranës nuk i kanë sjellë asnjë gjë të re.'', tha Kodheli në një intervistë në emisionin e Mustafa Nanos në Ora News.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha kritika publike ndaj Bashës: U gabua me parkingjet, Braçe: Ti e Lulzimi yt përfitime
Rama ikën sërish, kësaj radhe për një intervistë në Itali »
Article Logic
Execution time: 0.02494215965271
array(1) { ["section"]=> string(45) "blushi-kodheli-a-po-luftojne-per-tiranen-3735" }