Blushi kritikon sërish qeverinë: Po bëni vetëm fasadë, ku i çoni paratë?Kjo është lluksokraci

Publikuar tek: politike, më 12:51 23-11-2015 Blushi kritikon sërish qeverinë: Po bëni vetëm fasadë, ku i çoni paratë?Kjo është lluksokraci Ben Blushi

Deputeti i PS-së Ben Blushi, ka shprehur kritika  të ashpra në lidhje me buxhetin e vitit 2016, sidomos me borxhin e jashtëm. Gjatë diskutimit në Komisionin e Jashtëm, ai u shpreh se borxhi nuk është përdorur sic duhet por vetëm për fasada, madje asnjë metër rrugë nuk është shtruar.

“Jeni të papërgjegjshëm, s’dini as sa borxh keni marrë. Ku I çoni paratë? Kemi borxhin më të madh në rajon. Pse keni marrë borxh kur nuk po bëni asnjë metër rrugë? Po bëni vetëm fasada kjo është lluksokraci”, u shpreh Blushi me tone akuzuese në Komisionin e Jashtëm.

Nuk është hera e parë që deputeti Blushi dhe njëkohësisht anëtar në Komisionin e Jashtëm mban qëndrim kritik ndaj qeverisë  aktuale. Madje nuk lë rast pa shprehur hapur qëndrimin e tij edhe në shkrimet e tij kritike si dhe librat e publikuar së fundmi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri përpjekje për qetësim: S’ka rrezik të shtuar për terrorizmin. “Kujdes me panikun’’, ministri u tërheq vëmendjen medieve
AK në Librazhd: “Poshtë qeveria me palla, shporru Taulant Balla” »
Article Logic
Execution time: 0.021014928817749
array(1) { ["section"]=> string(97) "blushi-kritikon-serish-qeverine-po-beni-vetem-fasade-ku-i-coni-parate-kjo-eshte-lluksokraci-26085" }