Blushi: Kush po e ndjek Saliun? Jo unë, por ju që qeverisni si ai

Publikuar tek: politike, më 15:14 30-04-2015 Blushi: Kush po e ndjek Saliun? Jo unë, por ju që qeverisni si ai

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi i është përgjigjur sot gjatë fjalës së tij në Parlament zërave të cilët e kanë akuzuar se po flet me gjuhën e Sali Berishës.

Blushi tha se “Sali Berisha është një fantazmë që ka një veti, ose e ndjek ose të ndjek”, por vetë Blushi as nuk e ndjek dhe as nuk ndiqet nga “fantazma” e tij.

Sipas Blushit, janë ata që mohojnë rritjen e borxhit, eksodin dhe kriminalizimin e Parlamentit që e ndjekin Saliun.

“Kjo shumicë ka mundësi të korrektojë veten. Për Shqipërinë ka më shumë rëndësi e vërteta sesa Partia, ka më shumë rëndësi e vërteta sesa Partia Socialiste.

Ka njerëz që nuk janë dakort me mua, ka shumë kolegë që më kundërshtojnë dhe më thonë s'ke të drejtë, borxhi nuk është rritur. Unë i inkurajoj ata të flasin. Nëse ata mbarojnë ndonjë punë duke më sharë mua, le ta bëjnë. Por ka edhe disa të tjerë që më kanë thënë se unë flas me gjuhën e Saliut.

Saliu është një fantazëm dhe fantazma ka një veti, disa e ndjekin disa i ndjek. Mua Saliu as me ndjek as nuk e ndjek.

E ndjekin ata që kanë thënë se do të fusin 300 mijë njerëz në punë, kush e ndjek Saliun , ata që thonë se një shqiptar i varfër merr më pak para nga shteti? E ndjekin ata që thonë se çmimi i energjisë është rritur? është e vertëte që cmimi i energjisë është ritur, aq sa e vertëtë është që sot është ditë e enjte.

Kush e ndjek Saliun ? Ata që thonë është rritur borxhi publik apo ata që e kanë çuar borxhin publik në 230 milionë.

Kush e ndjek Saliun? Ata që thonë se Shqipëria po zbrazet apo ata që thonë se Gjermania ka nevojë për hidraulik nga Shqipëria?

Kush e ndjek Saliun? Ata që qeverisin si Saliu. Kush po qeveris si Saliu? Fatkeqësisht po qeverisin këta, po qeverisin si Saliu, pa Saliun.

A kan njeri këtu në Parlament që i kërkon ndjesë Shqiptarëve që ky Parlament u mbush me kriminelë. Kush i futi këta në Parlament? I futa unë? Jo. Por dikush i futi. Kush e ndjek Saliun, unë që e them apo ata që po e bëjnë?

Iku Saliu, po qeverisim si Saliu pa Saliun.

Duan shoqëri fantazmat se nuk rrijnë dot vetëm, dhe kush po i bën shoqëri fantazmave? Këta që kam unë nga mbrapa, por ju nuk jeni shokët e Saliut ju jeni shokët e mi dhe unë do bëj gjithçka të mos ndiqni Saliun", tha Ben Blushi në Parlament.

Pas përfundimit të fjalës së Blushit, deputeti socialist Bejko i është kundërpërgjigjur kolegut të tij, duke kërkuar që t’i jap fund negatitvitetit. Bejko është shprehur se pas kritikave, Blushi duhe të ofrojë edhe alternativat e duhura. “Ne do të na vinte shumë mirë nëse parafolësi do të nxirrte alternativat e duhura se si të dalim nga ky batak, meqë e ai e konsideron të tillë. Është e lehtë të përcejellësh negativitet për maxhorancën, por ne këtu jemi në një rrugëtim”, tha Bejko.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Patozi: Procesi i hapjes së dosjeve të nisë nga parlamenti i mbushur me kriminelë
Veliaj lë ministrinë: Stafi im, si "Formula Uno" »
Article Logic
Execution time: 0.025200843811035
array(1) { ["section"]=> string(68) "blushi-kush-po-e-ndjek-saliun-jo-une-por-ju-qe-qeverisni-si-ai-10086" }