Blushi: Mësuesit nuk duhet të politizohen, arsimi profesional po dështon

Publikuar tek: politike, më 15:34 28-05-2015 Blushi: Mësuesit nuk duhet të politizohen, arsimi profesional po dështon Ben Blushi

Foto: LSA

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, ka kundërshtuar gjatë fjalës së tij në Parlament, disa nga pikat e projektligjit për sistemin arsimor parauniversitar. Sipas Blushit, kufizimi në vetëm 3 i numrit të alterteksteve është në dëm të cilësisë së tekstit shkollor.

Blushi tha se arsimi privat nuk duhet të sponsorizohet në kurriz të arsimit publik. Sipas tij, Ministria e Arsimit nuk duhet të ketë në dorë emërimin e mësuesve, pasi kjo gjë, jo vetëm që harxhon energjitë por ata përdoren edhe për emërime politike.

Fjala e Blushit në Parlament:

“Ministria e Asimit vendosi që gjithë shkollat e sistemit parauniversitar ti marrë një ministri tjetër. Sistemi universitar është një sistem unik si në çdo vend të botës, prandaj nuk mund të menaxhohet nga dy-tre duar.

Një ndryshim që parashikon se tekstet alternative sot kufizohen në 3 tekste. jam dakort që shkolla shqiptare të ketë më shumë hapësirë, por pse duhet të jenë tre altertekste, kush e zgjedh që të jenë tre?

Për të mos folur pastaj për xhunglën e teksteve. Vjet gjysma e librit tim ishte klonuar. Por kjo nuk ishte më e keqja, më thanë se 70% e tekstit shkollor janë të parafabrikuar. Këtij Parlamenti duhet ti jepet e drejta të miratoje Këshillin Kombëtar të Teksteve. Shqipëria sot nuk ka mudësi për të financuar aq sa duhet arsimin. Por a e mbrojmë aq sa duhet arsimin publik?

Arsimi privat nuk duhet të sponsorizohet në kurriz të arsimit publik. Kam parë shkolla private, dy dhoma e një kuzhinë, dhe ato quhen shkolla të mesme. Infrastuktura është e domosdoshme, me hapësirë, me teknologji, por shkolla në thelb është libri dhe mësuesi. Nëse një prind është i pakënaqur nga një mësues ai ka të drejtë të iniciojë një procedurë shkarkimi për mësuesin. I përdorin mësuesit si kope elektorale. 40 mijë mësues janë minimumi 1 mijë komisionerë. Edhe mjeku mund të jetë komisioner, edhe doganieri por jo mësuesi. Qëveria nuk dihet të meret me emërime. Ministria e Arsimit harxhon 80% të energjive për emërime. Dikush merr në telefon e thotë ma emëro kushërirën. Kjo i kushton shumë Ministrisë. Ministria duhet të heqë dorë nga emërimi i mësuesve.

Arsimi profesional po dështon. Trajtohet si diçka mes gjimnazit dhe shkollës së lartë. Duhet të marrë arsimin e mesëm të detyrueshëm, dhe pas 17 vjeç të marrë profesionin. Ka ardhur koha t’i kthehet pasioni shkollës, ne kishim qejf të shkonim në shkollë. Nuk është më ky pasion. Libri, teknologjia, shkolla, mësuesi, mund të kthejnë dëshirën për të shkuar në shkollë. Sot nuk është më ky pasion.

Nga 10 veta që shkojnë jashtë dhe arsimohen jashtë kthehen 1 apo 2, të tjerët nuk i gjen në tregun tonë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Albert Çaçi i PSD-së reagon ndaj Top-Channel: Shkeli fjalën e lirë
Peleshi i kundërpërgjigjet Berishës: Kulla në Korçë kushtoi sa një këngë e Çiljetës në koncertin tënd »
Article Logic
Execution time: 0.015671014785767
array(1) { ["section"]=> string(76) "blushi-mesuesit-nuk-duhet-te-politizohen-arsimi-profesional-po-deshton-12167" }