Blushi në Korçë: Ky nuk është vendi që meritojmë, partia s'është biznes privat

Publikuar tek: politike, më 18:47 19-02-2016 Blushi në Korçë: Ky nuk është vendi që meritojmë, partia s'është biznes privat

Deputeti i PS, Ben Blushi zhvilloi sot një takim me mbështetësit e tij në Korçë në të njëjtën kohë që në stadiumin e lojërave me dorë të qytetit po mbahej takimi i Ramës për anëtarësimet e reja në PS.

Në takimin me përfaqësuesit e strukturave lokale të PS-së të qytetit Juglindor, temë e bashkëbisedimit kanë qenë pikërisht kritikat që ai ka shprehur në publik për shkeljen e statutit të PS-së nga Kryeministri, Edi Rama si dhe për nevojën e lejimit të garës për kreun e partisë.

Ai e cilësoi takimin si “një bisedë për Shqipërinë”. “S’kam ardhur për miting, por për një bisedë mes miqsh”, iu drejtua Blushi mbështetësve të tij.

Deputeti theksoi se ky nuk është vendi që meritojnë shqiptarët. Sipas Blushit, Shqipëria ka nevojë për shpresë për tu rregulluar".

“Fajin nuk e ka populli për gjendjen sot, por qeveria. Qeveria thotë ka punë, por shqiptarët janë dembelë. Unë nuk mund të pranoj këtë, duhet të reagojmë. Ky nuk është vendi që meritojmë. Jemi në mes të Evropës, i kemi të gjitha mundësitë.

Nuk kam qëllim të ndaj partinë ku jam. Nuk më ftuan te takimi i Ramës. Jam deputet i Elbasanit por mua s’më ftuan. Nuk me ftojnë më. Me thonë s’ke të drejtë të zgjidhesh, unë s’kam hyrë në biznes privat dhe kjo parti është kthyer në një e tillë”, deklaroi Blushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mësuesi në Korçë me sinqeritet të tepruar: Jam në punë falë Partisë Socialiste (Video)
Meta homologut boshnjak: Ndryshoni qëndrimin për Kosovën »
Article Logic
Execution time: 0.15918803215027
array(1) { ["section"]=> string(82) "blushi-ne-korce-ky-nuk-eshte-vendi-qe-meritojme-partia-s-eshte-biznes-privat-33030" }