Blushi: Nuk do ta çoj Partinë Socialiste në gjykatë.Kush u fut në grevë urie, të skuqet për referendumin

Publikuar tek: politike, më 10:42 13-04-2016 Blushi: Nuk do ta çoj Partinë Socialiste në gjykatë.Kush u fut në grevë urie, të skuqet për referendumin

Deputeti socialist Ben Blushi ka kërkuar  sot hapjen e 380 kutive të referendumit që zhvilloi Partia Socialiste, por sipas atij kolegët e tij që hynë në grevë urie me moton “hap kutitë, ose largohu’ në kohën e Saliut duhet të skuqen që sot bënë të njëjtën gjë brenda PS.

 “Nuk u falet askujt prej atyre që ndenjën 2­3 javë në grevë urie e sot për fat të keq kolegë të mi s’duhet ta kishin bërë. Kanë shkuar për të trukuar imazhin e Ramës dhe nevojat e tij për një mandat të grabitur”, tha Blushi.

“Ne jemi shumë jashtë kutive të manipuluara dhe të trukuara, po presim që sipas rregullit komisioni i zgjedhjeve të PS të shpallë rezultatin e votimit, nuk ka rezultat, atë e ka shpallur një ministër, por sipas rregullit nuk e shpall ai, por komisioni, ditën kur komisioni e shpall rezultatin kuti për kuti, janë mbi 380 kuti, i vetmi rezultat që kemi ne është ai për 12 qarqe, ku janë 380 kuti.

Mbi bazën e kësaj shpallje ne do ankohemi, për çfarë për të hapur kutitë, ata që shkuan në grevë urie duke i kërkuar Saliut me të drejtë në atë kohë të hapte kutitë, duhet të skuqen që kanë bërë të njëjtën gjë kanë mbushur kutitë”, tha Blushi.’’, argumentoi Blushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fevziu ngre dyshime për vizitën e Ramës në SHBA, mbulohet nga misteri
Xhafaj: Reforma në drejtësi është në hapat e fundit, të premten fillojmë aty ku e lamë »
Article Logic
Execution time: 0.018042802810669
array(1) { ["section"]=> string(108) "blushi-nuk-do-ta-coj-partine-socialiste-ne-gjykate-kush-u-fut-ne-greve-urie-te-skuqet-per-referendumin-37571" }