Blushi: Nuk kam projekt të përbashkët me Nanon

Publikuar tek: politike, më 06:12 01-05-2015 Blushi: Nuk kam projekt të përbashkët me Nanon Ben Blushi

Ben Blushi hedh poshtë zërat që qarkullojnë për një bashkim me ish-kreun e PS-së Fatos Nanon. ''Mbas meje nuk qëndron askush tjetër'', tha dje Blushi në emisionin ''Opinion. Deputeti i PS-së, u është përgjigjur kritikëve të tij të cilët janë shprehur se qëndrimet e deputetit kundër qeverisë vijnë për shkak të ëndrrës së tij të parealizuar për të bërë karrierë brenda PS-së.

''Kam që nga korriku 2007 që nuk kam asnjë komunikim. Dhe kjo sepse ai mori përgjegjësinë që çoi 6 deputetë të votonin për Topin dhe nuk kam projekt të përbashkët. Shumë vullnet kam dhe shumë mbështetës dhe shumë të drejtë, për të korrektuar kursin e kësaj partie'', tha Blushi.

Blushi ka konfirmuar fjalët e ish-kryeministrit Fatos Nano, se ai i kishte kërkuar dorëheqjen në kohën kur ishte kreu i qeverisë

“Kam qenë ministër i qeverisë socialiste në vitet 2002-2003, kur partisë tonë i ndodhi një aksident çka solli krijimin e LSI-së. Në atë kohë qeveria ishte bllokuar për shkak se mbeti me zëvendësministra. Unë kam shkuar dhe i kam thënë kryeministrit tim (Nanos) se duhet të japësh dorëheqjen, përndryshe do të humbasim zgjedhjet në vitin 2005. Dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë Nano, i cili ka thënë se Blushi më kërkoi të largohem nga timoni i qeverisë”, është shprehur Blushi.

I pyetur nga Fevziu për një përjashtim të mundshëm nga PS-ja, si në rastin e Tom Doshit, Blushi tha se është një shkrimtar.

''Unë jam një shkrimtar. Ti beson se ambasada e SHBA-së do të bëjë deklaratë për përjashtimin e një shkrimtari?! Unë në atë parlament shkruaj libra akoma. Ky është një parlament që po diskreditohet çdo ditë. Po pse, sepse ka shkrimtarë? Jo. Në Parlamentin e Shqiperisë po hyjnë njerëz që po akuzohen për vrasje.'', theksoi Blushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çefa-Naços: Mos u merrni me gjëra të vogla, keni 2 vjet dhe s’keni bërë asgjë
Braçe-Blushit: Të qeverisësh si Berisha do të thotë të pushkatosh pa gjyq të varfërit e këtij vendi »
Article Logic
Execution time: 0.029654026031494
array(1) { ["section"]=> string(51) "blushi-nuk-kam-projekt-te-perbashket-me-nanon-10112" }